Perzgjidhet projekti i Kuvendit te ri
25/03/2011 Miratimi i projektit me votat e jurisë ndërkombëtare dhe të publikut
Topalli: Kjo do të jetë shtëpia e demokracisë parlamentare
Studioja vjeneze “COOPHIMELB (L) AU” është fituesja e projektit për kompleksin e ri parlamentar. Me një juri të zgjedhur ndërkombëtare si dhe me votat elektronike të opinionit shqiptar, u shpall dje projekti fitues për kompleksin e ri parlamentar. Për katër ditë me radhë juria ndërkombëtare ka bërë vlerësimin e 12 projekteve të prezantuara për kompleksin e ri parlamentar nga studiot më në zë europiane dhe ndërkombëtare. Kështu, pas vlerësimit të bërë juria shpalli paraditen e djeshme projektin fitues. Projekti i paraqitur nga studioja vjeneze “COOPHIMELB (L) AU” u shpall fitues jo vetëm me votat e jurisë ndërkombëtare të përzgjedhur për të bërë vlerësimin e 12 moketeve të prezantuara 10 ditë më parë, por në këtë votim janë marrë parasysh dhe preferencat e publikut shqiptar, i cili ka votuar në rrugë elektronike në faqen zyrtare në internet të Kuvendit të Shqipërisë. Pavarësisht se ende nuk është parashikuar një datë e saktë për fillimin e punimeve, Kryetarja e Kuvendit ritheksoi se “godina e re parlamentare do të jetë gati nëntorin e vitit të ardhshëm, që përkon dhe me 100-vjetorin e pavarësisë”. Nga ana tjetër, nga burime konfidenciale mësohet se ndërtimi i kompleksit të ri parlamentar do t’i kushtojë qeverisë shqiptare rreth 65 milionë euro.
Vlerësimet
Kryetari i jurisë, arkitekti holandez Johannes Ibelings, një autoritet ndërkombëtar në fushën e kritikës së arkitekturës, gjatë shpalljes së vendimit theksoi dje se juria ka pasur një mision të vështirë për të shqyrtuar me kujdes cilësitë, sfidat dhe elementet e çdo projekti për të vlerësuar potencialin e më të mirit prej tyre. “Është bërë një diskutim i hollësishëm mbi cilësinë arkitekturore dhe urbanistike, duke përfshirë të gjitha aspektet nga qëndrueshmëria, te kostot e projektuara, se cili do të ishte përfaqësimi i duhur i demokracisë shqiptare në qendër të kryeqytetit, duke i shtuar vlera cilësisë së qytetit, që të jetë i hapur për publikun dhe që të mund të funksionojë si simbol”, - u shpreh kryetari i jurisë ndërkombëtare Johannes Ibelings. Pas shpalljes së projektit fitues Kryetarja e Kuvendit falënderoi në emër të saj personal dhe të gjithë deputetëve anëtarët e jurisë për punën serioze si dhe opinionin publik për vëmendjen që i kushtoi përzgjedhjes së projektit më të mirë për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar.
Ndërtimi
Kryetarja e Kuvendit tha se shqiptarët do të kenë një shtëpi dinjitoze dhe demokracia parlamentare, simbolikën e saj më të madhe. “Unë personalisht, ashtu si çdo deputet, jam shumë e kënaqur, sepse me këtë projekt që ju keni zgjedhur, kemi bërë të mundur që shqiptarët të kenë shtëpinë e tyre, dhe do të jetë një shtëpi dinjitoze. Tirana do të ketë një monument dhe një vepër arti, që do të lërë shenjë në kujtesën e çdo vizitori që do të kalojë në Shqipëri. Në mënyrë të veçantë ne do të kemi një monument që do të lidhet me datën e pavarësisë”, - deklaroi kryeparlamentarja Topalli. Dhe duke iu referuar këtij premtimi, Topalli shtoi se “bashkë me kolegët e tjerë natyrisht kemi një sfidë të madhe përpara, të vështirë, për shkak se ne do të vrapojmë kundër kohës për të bërë të mundur që në 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë të kemi atë që është simbolika më e madhe e demokracisë parlamentare shqiptare”. Juria ndërkombëtare shpalli në vend të dytë projektin knitT, ndërsa çmimi për vendin e tretë iu dorëzua projektit 10345 n.12. Projektet për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar qëndruan mbi 10 ditë të ekspozuara në mjediset e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, ku kanë qenë të hapura për publikun.
Projekti 11022/ Strategjitë arkitektonike dhe të dizajnit urban
Si qendra e ardhshme e politikës së Republikës së Shqipërisë, parlamenti i hapur i Shqipërisë krijon një shenjë të rëndësishme arkitekturore në një nga pjesët më të rëndësishme të teksturës urbane në Tiranë. Duke kufizuar njërin skaj të aksit kryesor të qytetit, ai pozicionohet pranë institucioneve kryesore qeveritare.
Dizajni i parlamentit të hapur të Shqipërisë bazohet në tri ide kryesore:
- të arrijë të krijojë një ekspozim të fortë në këtë pjesë të ekspozuar të teksturës urbane të Tiranës;
- të bashkojë funksionet e ndryshme në një ndërtesë-ansambël, duke krijuar një tribunë publike dhe një park në pjesën jugore të zonës;
- të krijojë një ndërtesë të vetme për institucionet më të rëndësishme të Republikës së Shqipërisë me një arkitekturë kontemporane sa më të mirë të mundshme, duke optimizuar përdorimin e energjisë aktive dhe pasive.
Dizajni i përdorur përmban vlera themelore demokratike, si: është i hapur, transparent dhe bashkëvepron me publikun. Evoluimi apo përditësimi i koncepteve konkurruese politike brenda një shoqërie demokratike është përkthyer në konceptin e dizajnit. Elemente të ndryshme të ndërtesës nuk kundërshtohen, por bashkëjetojnë në të njëjtën kohë në një ndërtesë-ansambël, me një arkitekturë kontemporane, e cila lejon edhe përfytyrimin e funksioneve të reja dhe kuptimeve të reja.
Salla e madhe e parlamentit (hall-i)
Dhoma e parlamentit të ri reflekton hapësirën bazë demokratike, si sundimi i fuqisë së elektoratit, duke vendosur publikun mbi pjesëtarët e zgjedhur të Kuvendit, pa i hequr të drejtën sallës së madhe, hall-it, të jetë qendra metaforike dhe fizike e ndërtesës.
Elementet e ndërtesës
Një bazament i zakonshëm i ndërtesës mbledh elementet e ndryshme të ndërtesës dhe zë kryesisht pjesën veriore të zonës, duke theksuar kështu situatën e dukshme urbane në kryqëzimin e dy akseve kryesore të zonës. Me këtë strategji ne krijojmë një hapësirë publike (shesh publik) dhe park midis parlamentit dhe shërbimeve të kryeministrit.
Konfigurimi
Një shkallë publike të udhëheq nga sheshi publik në çatinë panoramike të ndërtesës kryesore (qendrore), e cila bashkon të gjitha elementet e ndryshme të dizajnit: bllokun e zyrave, strukturën e hyrjes dhe hall-in e parlamentit dhe lejon publikun të shikojë brenda sallës së parlamentit edhe nga jashtë. Ndërtesa e zyrave është mbuluar me një veshje apo lëkurë të dytë e realizuar me çelik të biruar (shpuar), i trajtuar veçanërisht për të përmirësuar performancën e ndërtesës, i lidhur me optizimin e përdorimit të dritës, pamjeve, kontrollit të diellit, mbrojtjes nga reflektimi verbues i rrezeve të diellit, izolimi termik, ventilimi natyrorë dhe mbrojtja nga zhurmat. Konfigurimi i saktë i formës së veshjes dhe i cilësisë së brimave të saj ndryshon sipas orientimit të fasadave të ndryshme kundrejt diellit.
Funksionimi
Ndërtesa kryesore kryen funksionet e mëposhtme në dy nivele: hyrja kryesore nga pjesa veriperëndimore e zonës krijon një zgavër konike dhe siguron akses në hall-in parlamentar për publikun, gazetarët dhe vipat. Hyrjet e ndara nga veriu shoqërohen me recepsion dhe dhomat pritëse për to. Aksesi direkt në këtë zonë është siguruar nga blloku i parkimit në anën lindore në të njëjtin nivel.
Aksesi i qarkullimit
Dizajni paraqet një koncept hyrës të rregullt, duke mundësuar përdorimin më të mirë të zonës së shumorientuar dhe situatës urbane. Hyrjet kryesore të publikut dhe vipave dhe zonat e ulëta janë të orientuara përballë kryqëzimit kryesor midis rrugës “Dëshmorët e Kombit” dhe bulevardit “Bajram Curri”. Pak më pak të ekspozuara janë hyrjet speciale të drejtuara nga veriu, ndërsa hyrja e stafit për parkim dhe për furnizimin bëhet në pjesën lindore të zonës nga rruga “Papa Gjon Pali II”.