E Diel, 1 Nëntor 2026

Te perndjekurit: Nuk kemi marre asnje lek

Te perndjekurit politike nuk kane perfituar as edhe nje qindarke deri me sot, ndonese ligji per demshperblimin e tyre eshte miratuar prej kohesh. Per kete ceshtje, shoqatat kane kerkuar jo pak here dhe ndihmen e Presidentit te Republikes Bamir Topi per te nderhyre qe ata te marrin parate qe shteti u premtoi si demshperblim per vuajtjet e komunizmit. Ne nje kohe qe ligji u miratua pas shume debatesh ne fund te vitit te kaluar dhe percaktoi qe mundesi per demshperblim do te kene te internuarit deri ne vitin 1991. Por ajo qe nuk u pelqeu ish te perndjekurve, por dhe opozites ishte fakti qe te drejten e perfitimit te demshperblimit do e kene vetem familjaret e ish te perndjekurve. Pra demshperblimi mund te merret nga bashkeshorti/ja si dhe femijet e te perndjekurit. Jo mbesa apo niperit. Ne ligj u percaktua qe demshperblimi te zgjase per nje periudhe tetevjecare. Per kete arsye shoqatat e ish te perndjekurve politike nuk kane hequr ende dore nga ideja per te kerkuar shpalljen si antikushtetues te ligjit te qeverise per demshperblimin e tyre. Kreu i shoqates se te perndjekurve politike, Kurt Kola u ankua se ligji i miratuar muajt e fundit te vitit qe shkoi mohon te gjithe te pushkatuarit e te vrare ne lufte para vitit 1944, nderkohe qe s'ka besim se do jepen demshperblimet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›