E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Fermeret te demshperblehen

TIRANE - Fermeret do te demshperblehen ne masen 100 per qind per prodhimin e munguar, nga perdorimi i fares se misrit. Te pakten keshtu theksohet ne projektligjin e Partise Socialiste per te demshperblyer te gjithe ata fermere qe jane prekur nga fara e keqe e misrit dhe nuk kane prodhim. Ne projektin e bere publik dje nga kryetari i partise, Edi Rama theksohet qe ne nenet e para se fermeret do te demshperblehen ne masen 100 per qind per prodhimin e munguar. Projekti ne dhjete nenet e tij thekson jo vetem demshperblimin e menjehershem te fermereve te prekur, por dhe cakton afate konkrete dhe te shpejta kohore per dhenien e demshperblimit. "Cdo fermer i demtuar do te demshperblehet ne baze te vete deklarimit qe do te kryeje ne organet e administrates shteterore per faren e misrit te pa certifikuar do te shperblehet menjehere pas evidentimit qe do te behet edhe ne terren", theksohet ne projektin e PS-se. Pas vete deklarimit, fermeret do te marrin vendim per demshperblimin brenda 3 diteve e nese nuk ju jepet demshperblimi, ata po ne baze te ketij drafti do te kene te drejte te ngrene padi ne gjykate. Procedura e percaktuar ne projekt per perfitimin e demshperblimit eshte e thjeshte. Fermeret e demtuar, me miratimin e ketij projekti duhet te drejtohen ne Drejtorite e Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit te marrin formularet per kete ceshtje e ti plotesojne brenda 15 diteve. Pas dorezimit deklarimeve nga fermeret, do te jene po drejtorite qe do ti shqyrtojne po ne nje afat kohor prej 15 ditesh dhe do te verifikoje nese jane deklarime te sakta apo jo. PS eshte kujdesur te marre dhe masa ndeshkimore per ata qe deklarojne per perfitime dhe pse s'jane demtuar, duke e quajtur si veper penale. Per deklarimet e sakta, demshperblimi nis menjehere pas verifikimit dhe shpenzimet sipas PS-se do te perballohen nga fondi rezerve i Keshillit te Ministrave. Per kete ceshtje, kreu socialist Rama beri serish pergjegjese dje qeverine ne pushtet. "Eshte qeveria qe hesht, eshte kryeministri qe vazhdon paraden e tij te shemtuar me prerje shiritash per vepra te pambaruara dhe hesht per buken e gojes te mijera familjeve qe jane demtuar drejtperdrejt per shkak te qeverisjes", theksoi Rama. Sipas tij, selia roze u shty ne marrjen e nje nisme te tille ligjore, pas ankesave te shumta qe erdhen nga fermeret ne numrat e telefonit qe kjo parti vuri ne dispozicion te tyre disa dite me pare. "Vetem pasditen e djeshme erdhen rreth 100 telefonata njerezish nga Dibra, Elbasani, Fieri, Tirana, Kukesi dhe Berati. Ata ankohen se kane mbetur ne mes te rruges dhe pa buken e gojes, si pasoje e mungeses se ligjit dhe e kontrollit te atyre institucioneve shteterore qe duhet te garantojne kontrollin e farave dhe te gjitha imputove bujqesore", vijoi kreu i selise roze. Demshperblimi per fermeret mund te nise vetem nese projekti i PS-se votohet ne Kuvend dhe merr mbeshtetjen e mazhorances, ne te kundert do te mbetet thjesht ne leter. Nderkohe qe socialistet qe me daljen ne skene te ketij deshtimi te fermereve ne prodhimin e tyre te misrit per shkak te fares se deshtuar te marre nga firma "AgroBlend", kane vene ne dispozicion dy numra telefoni per te denoncuar rastet kur misri del shterpe.

Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›