E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqatat: Spiunet, asnje tolerim, dosjet te hapen

Shoqatat e te perndjekurve, traumes dhe te te drejtave te njeriut ne vend kerkojne ndeshkimin e ish bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit. Ne mendimet e tyre te dhena ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve, perfaqesuesit e ketyre shoqatave, kerkuan aspak meshire per "spiunet" e sistemit si dhe ngriten zerin per demshperblimin sa me te shpejt te tyre. Perfaqesuesja e Grupit Shqiptar per te Drejtat e Njeriut, Elsa Ballauri u shpreh dyshuese ne zbatimin e projektit te politikes per "spiunet", kur problemet e se shkuares nuk jane zgjidhur ende. Ndersa kryetari i shoqates se traumave ne vend, Ardian Kati duke zgjeruar kerkoi qe ne kete ligj, te percaktohet nje here e mire denimi i krimeve te komunizmit. Sipas tij, perndjekja politike ne Shqiperi vazhdon dhe sot e kesaj dite nuk jane rehabilituar ende viktimat e traumave. "Shume personave nuk u jepet demshperblimi qe u takon nga statusi" u shpreh Kati duke permendur nje shprehje se "Ne duam ti largohemi komunizmit, por eshte ai qe nuk do te na largohet ne", u shpreh ai. Ndersa perfaqesuesit e te perndjekurve politike, ne menyre te prere kerkuan qe ish bashkepunetoret e sigurimit te shtetit te largohen nga postet drejtuese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›