E Diel, 1 Nëntor 2026

PS po e nxin imazhin e vendit

Haxhinasto

Afrimi i zgjedhjeve lokale aktualizon fillimin e punës për reformën zgjedhore. Përballë heshtjes së opozitës dhe angazhimit maksimal të saj për hetimin e 28 qershorit, përfaqësues të shumicës po adresojnë shqetësimin politik drejt zgjedhjeve të ardhshme. Në këtë kuadër edhe dje, numri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto, dha dje disa detaje të asaj që mund të quhet draft-propozimi i kësaj force për reformën e re zgjedhore. “Ne jemi duke përgatitur një platformë konkrete se çfarë do të kërkojmë për të ndryshuar për Kodin Zgjedhor... Por dokumenti më i rëndësishëm si pikë reference për këtë do të jenë rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, i cili është institucioni ndërkombëtar i specializuar për vlerësimin e zgjedhjeve”, u shpreh ai. Administrimi dhe financimi i partive janë disa nga pikat qendrore të propozimeve të LSI-së. Ndërkohë ai ka dhënë disa vlerësime edhe për qëndrimin e opozitës që, sipas tij, në momentin kur vendi po integrohet “po vepron kundër objektivave mbarëshqiptare”.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›