E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, protestë në kuvend, Berisha: zhvishuni lakuriq!

Për tre orë rresht Kuvendi dje është kthyer në një arenë akuzash, fyerjesh, sharjesh, kërcënimesh e kundërakuzash.

Palët që janë përballur me tension dje kanë qenë kryeministri Berisha dhe deputetët e PS-së, të cilët në grup kanë qëndruar para podiumit dhe janë përpjekur që t’i kundërpërgjigjen Berishës. Ky i fundit nga ana e vet nuk ka kursyer askënd nga opozita. Më poshtë po botojmë të plotë transkriptin e seancës së djeshme të Kuvendit.

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, kërkon fjalën dhe niset drejt podiumit. Deputetët socialistë nisin të bëjnë zhurmë duke ironizuar Metën për videon e publikuar.

Meta: Keni ndonjë gjë, ja ku jam flisni

Tahiri: Ca ke ti, ik se ti je turp

Meta: Të gjithë monstra jeni, si Dritan Prifti. Do ta shikoni si do përfundoni

Balla: Ik ore legen ulu aty, ke dhe goje te flasësh pas asaj që ke bërë

Meta: Mos u nxehni se të gjithë monstra jeni

Koka: Talant mos i fol atij ashtu.

Berisha: Mbylle ti Taulant Gjura... ti je qelbanik

(Ndërpritet seanca)

(Fillon seanca, flet Ruci)

Berisha-Rucit: Me rroba grash ia ke mbath ti, që flet këtu. Ia ke mbathur me rroba grash. Me rroba grash, të ka denoncuar kryetari yt. Ta kishte bërë dikush tjetër, i shkonte. Po ty, në rroba grash nuk të dinë për të atillë. Pse i veshe, puna jote. Këlyshët e bllokut, dhëmbë nuk kanë. Lehin, por nuk të kafshojnë.

Ruçi: Edhe njëherë ruaje qetësinë, ruaje qetësinë kryeministër. O kryeministër, që ke ushtruar ndaj opozitës, nga ’92 – ’97, gjithë atë terror. Mos mendo se atë ditë që kam ikur nga Shqipëria, kam ikur për ty. Të qëndroj dhe do të qëndroj ballë për ballë. Pavarësisht nga kalecët e tu, që më rrethonin mua. Ta kam thënë edhe herë të tjera dhe po ta përsëris prapë. Kam ikur kështu, i veshur me këtë kostum. Në orën 3 të ditës. Është varfëri kjo replikë që bërë ti. Prandaj dhe kjo plotëson atë ofertë që të bëra. Kryeministër në largim, ik një ditë e më shpejt, që të ngelet, se një ditë vërtet pranove në mënyrë demokratike që të ikësh nga pushteti. Ik dhe hapi rrugën zgjedhjeve të lira. Ik, sa s’ka vajtur llumi në fyt.

Berisha: Edhe njëherë... Këlyshët e bllokut, dhëmbë nuk kanë. Lehin, por nuk kafshojnë.

Topalli: Ashtu është...

Berisha: Zotëria ia ka mbathur me minifund nga Shqipëria. Po, po, me minigon zonja. Me aq të shkurtër, saqë nuk vishen. E ka thënë z.Nano këtë.

Ruçi: Një fjali kam edhe unë z.kryeministër. Do të jap numrin e një profesori të nderuar, që jeton në Amerikë, që më ka marrë në telefon para tri ditësh. E di ç’më tha. Nëse ai ju thotë këlyshë të bllokut, apo bllokmenë...

Topalli: Ashtu jeni, o Gramoz

Ruçi: Jozefinë, nuk ka nevojë për avokatinë tënde. E di se ç’më tha. Berisha nuk është bllokmen, por është bllokqen

Topalli: Këta nuk kanë as humor, mor ti

Berisha-Ruçit: Veç sa nxore fytyrën, siç e ke... Provoje. As me rroba grash, nuk do të ikësh dot. Ike me rroba grash. Të lashë unë të ikje, por kur të pashë me rroba grash, të thashë fale. Leje, sepse kemi një traditë neve. Gratë nuk preken. E shfrytëzove. U thashë oficerëve, leje të kalojë...

Berisha: Shpreh bindjen se kjo do të jetë një nga sesionet më të suksesshme në historinë e këtij shekulli... Kam ndjerë një kënaqësi të madhe. Po pse, por ta bën këtë ai që ka akuzuar të atin për baba të djalit të tij. Ai që ka akuzuar të atin.

(ngrihen deputetët e PS-së afër podiumit)

Berisha: Dilni... dilni. Ai që ka akuzuar Kristaq Ramën si baba të djalit të tij. Ai, i cili e ka paditur në gjykatë të atin. Ku ka familje, ai mo. S’ka pranuar të bëjë analizën. Ai të nderon... Ikni mor, legena

Topalli: Ndërpritet seanca

Sali Berisha: O mjeranë! O mjeranë! Ju them lakuriq, se ju zhvesh vet ai! Lakuriq e ka zhvesh vet gruan në plazh ai! Kujt doni t’ia shisni këto mo? Po me këtë moral, nuk shkon dot as deri te dera. Zhvishuni! Dilni lakuriq! Pra, ky është kryetari juaj. Më ka nderuar kryetari juaj me montimin. Kur i thotë djalit të vet, se s’ja jep bukën, se je i Kristaqit...... imitojeni edhe ju atëherë.... imitojeni. A doni ta imitoni? Imitojeni. E quani normale, bëjeni edhe ju. Bëjeni edhe ju. Nuk doni lakuriq në parlament, doni lakuriq në plazhe? Shkoni atje..... shkoni bëni lakuriqe në plazhe. Shkoni në plazhe......shkoni në plazhe! Zhvishu lakuriq. Rrini këtu, rrini....rrini këtu, se më nderoni. Më nderon kryetari juaj... më nderon kryetari juaj. Turpi juaj që mbroni lakuriqin....turpi juaj që mbroni atë që ka akuzuar të atin..... turpi juaj që mbroni atë që ka mohuar djalin e vet. Turp edhe ju..... turp edhe ju. Duhet t’u vijë turp...... ikni mor, legena, ikni.

Ndërhyn Topalli: Ndërpritet seanca...... ndërpritet seanca.

Sali Berisha (rifillon seanca) Edhe njëherë, nuk më ndërprisni fjalën ju mua. Jam dashnor i fjalës së lirë unë. Nuk kanë lind ata që më ndërpresin fjalën mue.... E di si më dukeni, apo jo? Më dukeni mjeranë... mjeranë.....nuk më ndërprisni fjalën ju kurrë mua....nuk kanë lind ata që më ndërpresin fjalën mua.... mos u bëni budallenj....se nuk i ndërpritet fjala Sali Berishës, kurrë..... Hiqeni nga mendja... edhe etërit tuaj të ngrihen nga varri, edhe klanet e drogës ti sillni këtu, edhe bajlozët e krimit ti merrni me vete....fjala Sali Berishës, nuk i ndërpritet kurrë. Uluni aty. Pra, të nderuar qytetarë, shikojini këta grusht mjeranësh. Këta e quajnë normale që kryetari i tyre të montojë video. Këta e quajnë normale, që ai që ka nxjerrë gruan lakuriq në plazhet e botës..... lakuriq.... lakuriq.....lakuriq. Zhvishuni edhe vet këtu....zhvishuni. Zhvishuni vet që ta faktoni se jeni si ai. Është vajzë shqiptare ajo.... është grua shqiptare ajo.... provojeni edhe vet.....imitojeni atë. Hë mo zonja, më thoni, a nxirret bashkëshortja lakuriq? Çdo të thotë kjo... po moj zonja... e dini ju se ka akuzuar të atin për djalin e vet e dini apo jo. E dini se çdo të thotë kjo. Pra shikoni, o fytyrëprishur.....shikoni si ju prishen fytyrat për kryetarin. (thirrje në sallë nga deputetët e PS: O hajdut, o hajdut). O zotri, doli lakuriq ai para dhe mbrapa. Juve s’ju bën përshtypje ëëëë..... s’të bën përshtypje ty.... por i bën çdo shqiptari. Si ju duket ju të akuzosh babën për djalin? E thotë ai, jo unë. (thirrje në sallë nga deputetët e PS: O hajdut, o hajdut).

Ndërhyn Topalli: Lakuriq.....lakuriq

Sali Berisha: Lakuriq këtu.....lakuriq këtu. O mjeranë, o mjeranë. (ndërkohë qesh Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli). Shkoni mor zhvishuni.....shkoni zhvishuni. Shkoni zhvishuni lakuriq, shkoni zhvishuni lakuriq. Këlyshtë e bllokut, dhëmbë nuk kanë....lehin, por nuk bëjnë asgjë. Këlyshtë e bllokut nuk kafshojnë..... nuk kafshojnë. Pra, klanet e krimit në parlament ndërpresin kryeministrin. Klanet e krimit kërkojnë ti ndërpresin fjalën kryeministrit. Unë ju respektoj ju, por nuk u respekton kryetari juaj, që bredh lakuriq plazheve të botës. (thirrje në sallë: o hajdut, o hajdut). I ati i tij firmoste ekzekutimin e Havzi Nelës dhe i biri i tij manipulonte videot. Këta janë bllokmenët e rinj..... nuk ja mbuloni dot atij ju këto.... nuk ja mbuloni dot. Jo zonjë, nuk ja mbuloni se ajo është zonjë, si ty.... është grua, si ty. (thirrje në sallë: o hajdut, o hajdut). Më shumë....më shumë.... thirrni më shumë. Pra edhe njëherë... atëherë unë ju këshilloj, merrni dhe riprodhoni çdo gjë që ka bërë kryetari juaj.... Dil, hajde dil... shko në plazh dil.... shko, akuzo babën për djalin, shko bëjeni, pse se bëni.... pse se bëni këtë. Ju mund të zhvisheni lakuriq këtu.... zhvishuni lakuriq, por fjalën Sali Berishës nuk ja ndërprisni dot.... fjala ime nuk ndërpritet kurrë. Tani propozimi im i fundit është ky: shkoni pranë selisë së Partisë Socialiste, zhvishuni lakuriq dhe bashkohuni me lakuriqin tuaj, Edvin Kristaq Rama dhe partinë e lakuriqit. Dilni mor, pse se bëni.... dilni mor pse se bëni. Jo, jo, ti rri atje, por shiko çfarë bëjnë këta këtu. Shkoni mor tek selia e zhvishuni lakuriq.... shkoni atje. Dilni.... dilni. Shkoni montoni edhe ju... e montova unë lakuriqin? Si moj zonja, që pranoni se një grua shqiptare të nxirret lakuriq në plazhet e botës, si e pranoni një gjë të tillë? (kryeministri lexon një SMS në telefon) E doni më tutje, apo me kaq jeni mirë? Të lutëm kryetar i grupit, merrni vendim të zhvisheni lakuriq para selisë. Hapi i dytë.... po, po ... prit një minutë zonjë...po ik mor, se jeni mjeranë jeni....

Ndërhyn Topalli: mbyllet seanca.... mbyllet seanca

Berisha-Ballës: Ku është Fatos Gjura? Ku është ai? Ja ku e keni

Deputetët e PS-së: O hajdut... o hajdut.

Berisha: O të mjerë... Po me këtë klonim, ju shohin njerëzit juve sonte. Ju shohin kur mbroni lakuriqin. Vajza e Hamitit, e pranon se është soj blloku... Edhe djali i Xhelilit e pranon.

Ruçi: Berishës i bëra një ofertë. Të thashë që është oferta e fundit. Dhe oferta ishte, Sali tani ik. Largoju dhe hapi rrugën shqiptarëve. Mirëpo, me ato që pamë dhe dëgjuan shqiptarët sot, Sali Berisha të iki. Mirëpo, po ikën nga mendtë nga ato që shqiptarët dëgjuan. Sot, ti Sali, ike, me ato që shqiptarët panë dhe dëgjuan... sot shqiptarët dëgjuan dhe panë se si edhe mund të vjedhësh, por edhe mund të tallesh. Edhe mund të vjedhësh, por edhe mund të çirresh, mund të shash, mund të mashtrosh edhe mund ta lësh Shqipërinë pa integrim, edhe prapë mund të jesh krenar. Prandaj, unë apelin e fundit e kam për të gjithë ata qytetarë të nderuar, të respektuar, që nuk meritojnë sjellje politike e personalisht kryeministrit Berisha. Prandaj, ja ku jemi. Ju bëj thirrje të gjithë arsimtarëve, të gjithë Shqipërisë, që në datën 21 të marrin fatin e dinjitetit të profesionit të tyre. Ne do të jemi aty me ta. Unë ju bëj thirrje mjekëve dhe infermierëve, që nuk kanë marrë ende rrogën e dhjetorit, në datën 21 ne do të jemi aty bashkë me ta. 21 janari është për ardhur PS-ja në pushtet, por kundër kësaj qeverie...Ndaj unë ju drejtohem të gjithë biznesmenëve shqiptarë, të gjithë atyre që kjo qeveri ju ka 120 milionë euro borxh, dhe që ju mori qindarkat e pensionistëve për të shlyer 1/3 e borxhit, që ne do të jemi aty. Ne do të jemi aty bashkë me juve, se ata meritojnë një standard tjetër qeverisje. Unë ju drejtohem të gjithë fermerëve, të gjithë pensionistëve, që kjo qeveri tallet me pensionet e tyre. Ne do jemi aty edhe për ata. Ju drejtohem edhe ish-pronarëve. Nëse doni prona...

Topalli: Tamam tek ti i kanë shpresat. Lëre o Gramoz.

Ruçi: Nëse do të kishte një fije mend, t’u kërkonte ndjesë Kuvendit, partnerëve tanë ndërkombëtare, për atë shfaqje të ndyrë, për atë mizerallëk të këtij Kuvendi që e ka marrë peng një njeri që e ka emrin Sali Berisha. Prandaj, nuk ka për të fituar demokracia parlamentare, nuk ka për të pasur parlamentarizëm, deri sa ky njeri të largohet nga ajo karrige. Ju e keni një të drejtë, ju skuqi me atë etikë të kryeministrit tuaj. Ai tallet edhe me juve. Ai tallet me vendin tuaj dhe me të gjithë votuesit tuaj, prandaj nëse keni sadopak guxim e kurajo politike, duhet të jeni ju të parët që të kundërshtoni këtë sjellë politike.

Topalli: Është mërzitur Rama. Se ka lexuar mirë fjalimin

Berisha: Reagimi i Sali Berishës nuk ka pasur asgjë të bëjë me montimin e fëlliqur, që Edvin Kristaq Rama ka bërë për Sali Berishën. Të dashur qytetarë dhe qytetare, nuk ka asnjë lidhje me ndonjë sentiment timin personal, përveçse për ju, për thelbin e lirive tuaja. Një bandë krimi guxoi me një akt puçist të montojë një video... ku ky njeri, ky bastard i bllokut, i lejon vehtes të montojë video për kryeministrin.

(Çohen deputetët e PS-së)

Berisha-Ballës: Tek Gjura do përfundosh...

Pra imagjinoni juve se çfarë është në gjendje kjo SHPK, që ka mbërthyer opozitën shqiptare për interesa tërësisht pasurore. Imagjinoni se çdo të ndodhë me ju, kur këto klane përpiqen që t’i ndërpresin fjalën kryeministrit...Vajza e Hamitit, çirret e bërtet. Ikni more, mos bëni si budallenj...

Deputetët e PS-së: O kusar... o kusar

Berisha: Pra, qytetarë të dashur nuk ka të bëjë me Sali Berishën, por me atë që janë në gjendje që të bëjnë ndaj jush. Por, atë nuk do ta bëjnë dot kurrë. Të dashur qytetarë, sot këta shokë i bënë thirrje pensionistëve shqiptarë që të bashkohen me ta. Por çfarë bënë 8 vjet në pushtet

Deputetët: O hajdut... o hajdut

Berisha: Më shumë, më shumë (bërtisni) përfaqësuesi i Dokles, i Gjurës, i drogës, përfaqësuesi i orgjive.. Se ty Dash të kanë qejf shumë, për orgjira. Nuk të duan për gjëra të tjera... Kujt mund t’i ndërprisni fjalën juve.

(Ndërpritet seanca)

(Fillon seanca)

Berisha: O rrugeçër. O rrugaçë. Unë Jam Sali Berisha. Nuk më ndërprisni ju dot, kurrë mua. Ti Dash, ke punë të tjera. Ti mos fol. Shikoni, një grup bllokmenësh të rinj, duan të mos lënë kryeministrin të flasë, dhe pse turpërohen, po të përmendet lakuriqësia e kryetarit të tyre...Ik, o budalla. Pse zbeheni... Shikoni këtë bandë rrugeçërish, sesi reagojnë kur paraqiten të vërtetat për kryetarin e tyre. Mos i harroni këto skena...

Deputetët e PS-së: O rrugaç... o rrugaç

Berisha: Ja si bërtet djali i Xhelilit. Ja si bërtet çupa e Halitit... ja dhe Fatosi i Enverit

Deputetët e PS-së: Je çmendur

Berisha: Ja si bërtet Dashi, që ia nxori gruan nga shtrati

Deputetët e PS-së: O hajdut... o hajdut

Berisha: Ja si bën Fatos Gjura, që ka trafikuar edhe femra të familjes së vet.. Pra, edhe njëherë... ju jeni pa dhëmbë

(Deputetë e PD-së duartrokasin ndërkohë)

Berisha: Zhvishuni lakuriq... kryetari juaj ju ka klonuar juve

Deputetët e PS-së: Ik, ik, ik, ik

Berisha: Kurrë. Në kryeministri do shkoj. Urdhëroni hyni edhe njëherë në grevë urie.

Topalli: Uluni, u pika juj...

Berisha: Shikoni të nderuar studentë, këta janë e shkuara... ju jeni e ardhmja e saj. Ti gëzoni vizat...Shikoni mo, një grup njerëzish që çirren me një servilizëm ekstrem ndaj kryetarit të tyre. Paulin, çoji tek selia të zhvishen. Të nderuara shoqe të PS-së... ju keni bërë heroinat e partisë. Edhe kur kryetari la 10 vjet djalin pa bukë... Mafia nuk ka dhëmbë. Mafias ia kemi shtypur kokën dhe ia shtypim kokën. Shko tek Fatos Gjura, se ti ka rreshtuar të gjitha.

(fillon votimi)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›