E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Kufizim imunitetit te gjyqtareve

Tirane- Keshilli i Larte i Drejtesise do te diskutoje per kufizim te imunitetit te gjyqtareve. Kete fakt e ka bere te ditur zevendeskryetari, i KLD-se Kreshnik Spahiu, gjate nje vizite zyrtare ne France, ne krye te nje grupi perfaqesuesish nga ky Keshill. Gjate ketij takimi delegacioni i KLD-se ka takuar autoritete te larta te drejtesise franceze. Mesohet se ne kete vizite delegacioni i KLD-se ka takuar edhe Prokurorin e Pergjithshem te ketij vendi. Ne fjalen e tij Spahiu theksoi se do te kete kufizim te imunitetit te gjyqtareve, si dhe se shpejti do te mblidhet konferenca gjyqesore, per kete qellim. Po ashtu zevendeskryetari sqaroi se do te zhvillohen edhe zgjedhjet e anetareve te KLD-se, te cileve iu ka mbaruar mandati. Per keto zgjedhje, Spahiu i ka ftuar homologet e tij per te vezhguar nga afer kete proces, duke ofruar edhe eksperiencen e tyre. Deri me sot nuk eshte marre asnje nisme nga Ministria e Drejtesise dhe KLD-ja per heqjen e imunitetit te gjyqtareve, ne menyre te tille qe ata te hetohen pa probleme nga prokuroria, pa bere me pare kerkese tek KLD-ja, e cila duhet t’i shqyrtoje ato ne mbledhjet e saj, si dhe me pas te vendose per kerkesen e akuzes. Keto shqyrtime kane sjelle edhe prishje te hetimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›