PS-së përgatit hartën e proporcionalit për aleatët
26/05/2005 Aritmetika e Partisë Socialiste për të përgatituar hartën e mbështetjes proporcionale për aleatët e saj po bazohet në vlerësimin e çdo kandidature në të 100 zonat elektorale. Burime pranë PS-së janë shprehur për “Metropol” se strukturat e partisë në degët dhe nëndegë po mbledhin informacionin e nevojshëm për të krijuar kështu një vizion të qartë se kush nga kandidaturat e afruara prej aleatëve do të mund të sigurojë votat e elektoratit socialist. Mbështetja, që PS-ja do t'ju japë aleatëve të saj në zgjedhjet e 3 korrikut, do të evitojë përplasjet mes kandidatëve të partive të vogla, në mënyrë që secila parti në çdo zonë elektorale të vendit të grumbullojë votat e proporcionalit në mënyrën më të efektshme. Llogaritja e listës përfundimtare duket se do të jetë atribut i përfaqësuesve të lartë të Partisë Socialiste, të cilët në negociata me aleatët do të mund të krijojnë një hartë kandidaturash, që të sigurojë sa më shumë vota proporcionali. Edhe pse nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje mes PS-së dhe aleatëve të koalicionit qeverisës. një bashkëpunim mes tyre po përgatitet në nivelet e zonave elektorale. Kjo strategji duket se do t'i sigurojë aleatëve të PS-së një përqindje të lartë të vendeve në Kuvendin e ardhshëm. Gjithsesi, elektorati socialist duhet të orientojë votat e tij për partitë aleate, dhe kjo detyrë do të jetë në fokusin e fushatave të vetë kandidatëve të PS-së, deri në datën e zgjedhjeve. Kësaj strategjie të PS-së, Partia
Demokratike i është përgjigjur duke u dhënë zona të lira aleatëve të saj dhe votat e proporcionalit aleatëve.
Demokratike i është përgjigjur duke u dhënë zona të lira aleatëve të saj dhe votat e proporcionalit aleatëve.