Priebe: “Përfundimi i marrëveshjes, pasi të bëni zgjedhje të lira”

26/05/2005 Task Force do të presë rezultatin e tre korrikut për të mbyllur Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit
Meksi: “Qeveria shqiptare e ka vullnetin për plotësimin e standardeve”
Bashkimi Evropian do të presë zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri që të deklarohet për mbylljen e negociatave të asociim-stabilizimit me Shqipërinë. Kryetari i Task Force për negociatat me Shqipërinë, Reinhard Priebe, dje në ditën e parë të bisedimeve me ministren e Integrimit, Ermelinda Meksi, la të kuptohet se ky proces është i varur nga zhvillimi i zgjedhjeve të ardhshme, si dhe nga reformat e qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit.
Meksi
Ministrja e Integrimit, Ermelinda Meksi, në raportimin e saj përpara grupit të Task Force, u shpreh se qeveria shqiptare i ka në thelb të përpjekjeve të saj zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sipas Meksit, ajo po bën të gjitha përpjekjet që ky proces të plotësojë të gjitha standardet e kërkuara nga BE. “Përgatitjet për zgjedhjet janë vënë në thelb të punës së qeverisë shqiptare, e cila po merr të gjitha masat që të kemi një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Dua t’ju informoj se qeveria shqiptare e ka të gjithë vullnetin e duhur për zhvillimin e këtij procesi sipas standardeve të kërkuara”, tha Meksi. Në kuadër të reformave administrative në luftën kundër korrupsionit, të kërkuara nga BE, Meksi kujtoi ngritjen dhe funksionimin e sektorit të luftës kundër pastrimit të parave, miratimin e ligjit për konfliktin e interesave, paketën ligjore për luftën kundër korrupsionit etj. Sipas ministres, qeveria shqiptare ka bërë hapa të dukshëm në përmbushjen e detyrave, ku mund të përmendet ulja e papunësisë, situata makroekonomike e qëndrueshme etj.
Priebe
Shefi i Task Force për negociatat me Shqipërinë, Rinhard Priebe, gjatë fjalës së tij u përqëndrua më së shumti në zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Sipas tij, BE do të shprehet në vjeshtë për përfundimin e negociatave dhe hapjen e rrugës për hapat e tjerë drejt integrimit. “Siç e thatë dhe ju, që nga takimi i fundit kanë ndodhur shumë ndryshime. Ne sot dhe nesër do të ekzaminojmë progresin që keni bërë në reforma. Përfundimi i marrëveshjes mund të ndodhë vetëm nëse plotësoni standardet e zgjedhjeve. Ne do të shohim se si do të shkojnë zgjedhjet për të vendosur, por nuk ka afat kohor se ku mund të përfundojë ky proces. Gjithashtu, lufta kundër korrupsionit, reformat në dogana dhe institucione të tjera, janë kushte të domosdoshme për përafrimin tuaj drejt BE”, tha Priebe. Negociatat me Task Force Evropiane do të vazhdojnë edhe ditën e sotme, ku nga pala shqiptare do të raportohet mbi afrimin e legjislacionit shqiptar me vendet e BE, përmnirësimi i infrastrukturës, forcimin e institucioneve shtetërore dhe reformat në administratë etj.