“S’dua të bëhem pjesë e dështimit”

26/05/2005 Jep dorëheqjen sekretarja e Këshillit Bashkiak
SHKODER – “Nuk dëshiroj në asnjë mënyrë që të ndajë koston e dështimit me asnjë që ka marrë një mandat, jo vetëm moral, por edhe ‘de jure’ me qytetin”, kështu e ka justifikuar Valbona Qehaja, sekretare e Këshillit Bashkiak Shkodër dorëheqjen e parevokueshme, që dje ia ka paraqitur edhe kryetarit të këtij këshilli, Anton Lekës. Jo vetëm kaq, por ajo ka vënë në dijeni për veprimin e saj edhe kryetarin e Bashkisë, Artan Haxhi.
Në këtë dorëheqje të parevokueshme të saj, Qehaja jo vetëm ka sqaruar motivet e dorëheqjes nga posti i sekretares, por edhe ato të pranimit të këtij funksioni, të cilin e ushtroi për 9 muaj rresht.
Qehaja shprehet se e kishte pranuar detyrën e ngarkuar, detyrë kjo që nuk kishte të bënte me profilin e saj profesional, jo si shpërblim për kontributin që kishte dhënë, por si përpjekje për të ruajtur nderimin për detyrën, duke mos i lejuar vetes të merret zvarrë nga ndjenja të ulëta të një politike lokale që ”provokoi pak indinjatë dhe shumë ikje”, si dhe për të mos i lejuar të tjerëve kënaqësinë e instikteve negative njerëzore. Më pas ka sqaruar se pas cilësdo karrierë kishte vendosur të ruante të pastër kontratën morale me qytetin e saj, duke pranuar edhe firo profesionale dhe morale, më qëllim që të ruante një ekuilibër në raportet institucionale, ekuilibër ky që kishte krijuar boshllëk. Periudha 9 mujore, vazhdon Qehaja, i kishte shërbyer në mënyrë të konsiderueshme për të vlerësuar punën e saj si sekretare e Këshillit Bashkiak, të cilën e kishte pranuar e nisur nga dëshira e mirë për të përmirësuar tek opinioni shkodran, imazhin negativ që ishte krijuar për pushtetin lokal, gjatë këtyre 13 viteve të qeverisjes lokale. Por këtë përpjekje të saj, Qehaja e quan të pamjaftueshme, si pasojë e koniunkturave të krijuara, prandaj e quante të arsyeshme të mos bënte pjesë më në këtë staf qeverisjeje lokale, duke e quajtur atë si të dështuar. Ndërsa në lidhje me konsideratat e mira ndaj saj për punën e bërë deri tani, ajo i vlerësonte shumë pak, në krahasim me kontratën e përbashkët që i lidhte me publikun.