Raporti i OJQ-ve për zgjedhjet, paralel me ato të OSBE/ODIHR

26/05/2005 OJQ-të synojnë të nxjerrin të parat rezultatin e zgjedhjeve të 3 korrikut
3500 vëzhgues shqiptarë do monitorojnë procesin
Zgjedhjeve të 3 korrikut do t’i shtohen 3500 vëzhgues shqiptarë, të cilët do të kryejnë misionin e tyre nën autoritetin e shoqatave joqeveritare. Kjo shifër i shtohet rreth 5000 monitoruesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR, duke shënuar kështu numrin më të madh të vëzhguesve të regjistruar ndonjëherë në Shqipëri. Për herë të parë, një rrjet shoqatash joqeveritare kanë ndërmarrë një nisëm të tillë, për t'ju bashkangjitur shumë organizmave ndërkombëtarë, që do të monitorojnë zgjedhjet e përgjithshme në vend. Përfaqësuesit e OJQ-ve shprehen se do të dalin me një raport përfundimtar për zgjedhjet, i cili për nga larmia dhe serioziteti do të kenë të njëjtën vlerë zyrtare me atë të monitoruesve të OSBE-së dhe ODHIR-it, që do të hartohet në Vjenë pas procesit. Drejtuesit e shoqatave zgjedhore kanë prezantuar si pjesëmarrëse në rrjetin e OJQ-ve që do të vëzhgojnë zgjedhjet janë Koalicioni Shqiptar Kundër Korrupsionit, me mbështetjen e Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve, Shoqatës për Kulturë Demokratike, Mjaft!, Gratë për Zhvillim Global, Qendra e Grave dhe KRIIK. OJQ-të në këtë nismë të tyre gëzojnë mbështetjen dhe të institutit demokrat për zgjedhjet, NDI-së.
Objekti
3500 vëzhguesit shqiptarë do të monitorojnë rreth 60 për qind të qendrave të votimit në të gjithë vendin. Një vëmendje e veçantë do t'i kushtohet monitorimit të 100 komisioneve zonale zgjedhore, në të cilat do të bëhet dhe numërimi i votave. Vëzhguesit do të kenë në monitorim të gjitha etapat e procesit, si me hapjen e qendrave të votimit, ecuria e votimit gjatë ditës, si dhe mbyllja e votimit. Me këtë nismë, rrjeti i shoqatave pretendon të mbulojë rreth 80 për qind të qytetarëve gjatë procesit të votimit. Vëmendje do t'i kushtohet gjithashtu dhe mënyrës së transportit të kutive nga qendrat e votimit drejt KZZ-ve, ku do të kryhet dhe dalja e rezultateve për çdo zonë elektorale, duke nxjerr dhe emrin e deputetit fitues. Çdo fazë e procesit do të vëzhgohet, ndërkohë që raportimi do të mbështetet në teknologjitë moderne, duke i paraprirë kështu rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për të 100 KZZ-të. Në nivel rajonal, 100 koordinatorë lokalë do të kenë rolin e tyre për të koordinuar procesin dhe do të informojnë Qendrën në Tiranë për çdo problem dhe në momentin e daljes së rezultateve për çdo KZZ, qendra do të vjelë e para rezultatin përfundimtar në shkallë vendi. Detajet dhe raporti përfundimtar i zgjedhjeve do të publikohet disa ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, ku do të pasqyrohet në mënyrë të qartë të gjitha parregullsitë e vërejtura. Raportimi, që do të bëhet nga vëzhguesit, do të jetë i zhveshur nga interesat politike, pasi, siç deklarojë dhe drejtuesit e këtyre OJQ-ve, procesi zgjedhor është tejet delikat dhe në këtë mënyrë nga 3500 vëzhguesit kërkohet transparencë, ndërshmëri dhe paanshmëri. Ndërsa ngelet i pasqaruar statusi i këtyre monitoruesve përballës strukturave të KZZ-ve. Ditët në vazhdim, 3500 vëzhguesit do t'i nështrohen një trajnimi për t'u përgatitur për procesin zgjedhor.