PS, strategji të re elektorale për përballjen me qeverinë
Figurat kryesore të PS-së do të kritikojnë qeverinë nga qarqet ku pritet të kandidojnë. Selia rozë do t’i kundërpërgjigjet me të njëjtën monedhë strategjisë së PD-së
Shaban Sulçe
Partia Socialiste ka vendosur hartimin e një strategjie të re, që ka marrë jetë menjëherë dhe po vihet në zbatim gjatë kësaj periudhe paraelektorale. Selia rozë do t’i kundërpërgjigjet me të njëjtën monedhë taktikës që ka ndjekur deri tani kryeministri Sali Berisha dhe ministrat e tij. Prej të paktën një jave ministrat e qeverisë “Berisha” apo figura të rëndësishme të Partisë Demokratike kanë sulmuar njëkohësisht nga zonat ku ato do të kandidojnë, kreun e PS-së, Edi Rama. Madje ata kanë përdorur të njëjtën retorikë akuzash ndaj kryesocialistit. Nisur nga kjo situatë, Partia Socialiste ka vendosur që të kundërpërgjigjet me të njëjtën mënyrë. Burime nga selia rozë bëjnë të ditur se figurat kryesore të PS-së do të shpërndahen në zonat ku ata pritet të kandidojnë dhe prej andej do të përcjellin mesazhet kritikuese në drejtim të qeverisë “Berisha”.
Qeveria
Gjatë këtyre 10 ditëve të fundit është konstatuar një skemë dhe strategji e re e aplikuar nga Partia Demokratike dhe kryeministri Berisha. Strategji që ka pasur në thelb sulmin në unison ndaj kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Figura qendrore të qeverisë dhe të maxhorancës janë shpërndarë në zonat ku ata priten të kandidojnë në zgjedhjet e 28 qershorit. Në këtë strategji është përfshirë kryetarja e Kuvendit dhe nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, e cila ka sulmuar Ramën nga Shkodra. Po kështu, ministri i Financave, Ridvan Bode, është pozicionuar në qarkun e Korçës, zëvendëskryeministri Genc Pollo në qarkun e Beratit, ministri i Jashtëm Lulzim Basha në qarkun e Elbasanit, ministri i Transporteve Sokol Olldashi në qarkun e Fierit, ndërsa kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, ka qenë në qarkun e Vlorës. Të gjithë zyrtarët e lartë të PD-së kanë zhvilluar takime me banorë të këtyre zonave. Përveçse ata kanë renditur sukseset e qeverisë gjatë këtij katërvjeçari, kanë sulmuar njëkohësisht me të njëjtat akuza Partinë Socialiste dhe kreun e saj, Edi Rama.
PS-ja
Partia Socialiste në strategjinë e saj ka parashikuar “shpërndarje territoriale” për t’iu kundërpërgjigjur akuzave apo për të kritikuar dhe goditur pikat e dobëta të qeverisë dhe të Partisë Demokratike. Kështu, bëhet e ditur se figurat kryesore socialiste, që janë caktuar edhe me detyra për organizimin elektoral të PS-së në qarqe, do të bëhen pjesë e kësaj strategjie, pikërisht nga qarqet që kanë në patronazh. Ata do të zhvillojnë takime me banorët e zonave dhe do të denoncojnë dhe kritikojnë qeverinë nga “terreni”. Deri tani një gjë të tillë e ka bërë kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, e cila dje zhvilloi një takim me banorët e fshatit Pojan, në qarkun e Elbasanit, ku kritikoi keqqeverisjen, e cila i ka varfëruar edhe më shumë shqiptarët. Të njëjtën gjë ka bërë edhe nënkryetari i Grupit Parlamentar, Erion Braçe, nga qarku i Beratit, si dhe deputeti socialist Ben Blushi nga qarku i Korçës. Por në strategji pritet të përfshihen edhe deputetë dhe figura të rëndësishme të Partisë Socialiste.
17 Prill 2009