E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, të premten protestë në Elbasan

 

Opozita do të zhvillojë protestën e radhës në qytetin e Elbasanit ditën e premte. Burime pranë PS pohojnë se strukturat e PS-së në Elbasan po sensibilizojnë opinionin, kryesisht atë të majtë për të organizuar një protestë model me pjesëmarrjen më të mirë të deritanishme. Në orën 17:00 në sheshin “Gensher” të qytetit të Elbasanit, socialistët nën sloganet “Ku është vota ime”, “Të numërohet vota ime” do të kërkojnë hapjen e kutive të votimit në tre qarqe. Kjo është protesta e pestë e opozitës, pas Tiranës, Beratit, Shkodrës dhe Lushnjës, ku socialistëve u janë bashkuar dhe partitë aleate të majta, PSD, PDS dhe G99, por dhe partitë e djathta si PDK, PLiDr, të cilat kërkojnë hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Protesta e fundit, ajo e zhvilluar në qytetin e Lushnjës, në 30 tetor, përcolli dhe mesazhe të forta për Qeverinë. Duke folur në këtë protestë, kryetari i PLiDr, Spartak Ngjela dha ultimatumin se “nëse deri në 20 nëntor, maxhoranca nuk hap kutitë e votimit, atëherë opozita do t’i hapë vetë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›