E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi uron kryepeshkopin Janullatos

 

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij, Anastas Janullatos, në të cilin shpreh urimet më të mira me rastin e 80-vjetorit të lindjes së kreut të Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë. “Fortlumturia Juaj Anastas, është një kënaqësi e veçantë që në këtë 80-vjetor të ditës së lindjes Tuaj të përfitoj nga rasti për t’ju uruar jetë të gjatë, shëndet të mbarë, forcë dhe energji në kryerjen e misionit tuaj të shenjtë në drejtim të Kishës Autoqefale Ortodokse në Shqipëri! Edhe njëherë, Fortlumturia Juaj, edhe njëqind dhe Zoti ju bekoftë e ju dhëntë një jetë të gjatë e të frytshme në të mirë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë!” – shprehet Presidenti në mesazhin e tij të urimit, sipas zyrës së shtypit të Presidencës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›