E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot votimi i “Antimafia” dhe fshatrat turistikë

 

Seanca e pasdites së Kuvendit pritet të votojë sot projektligjin “Antimafia” dhe “Rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turistike”. Projektligji “Antimafia” parashikon sekuestrimin e pasurive të krijuara mbi bazën e dyshimit, në të cilët ngrihet me trafiqet ilegale apo dhe me anë të korrupsionit. Ky draft shihet si mjaft i rëndësishëm pasi është edhe një kusht për plotësimin e standardeve të kërkuara nga ana e Bashkimit Europian. Ndërsa projektligji tjetër për shitjen e trojeve ku janë ndërtuar fshatrat turistikë, pritet të realizojë legalizimin e këtyre ndërtesave pa leje. Ky proces parashikohet të përfundojë brenda vitit 2010, ku përgjegjës për realizimin e tij është ALUIZNI.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›