PS teston bazën për ndryshimet
04/12/2009 Statuti
Partia Socialiste do t’i drejtohet anëtarësisë së saj për përthithjen e ideve mbi funksionimin e statutit të kësaj partie. Për këtë arsye kupola rozë ka hartuar një pyetësor për përmirësime e ndryshime në statutin e PS-së. Ky është një dokument orientues, ku do të mbështetet procesi i konsultimit për tërheqjen e mendimeve nga strukturat e partisë, i cili iu vu dje në dispozicion sekretarëve rajonalë dhe krerëve të degëve të PS-së në rrethe gjatë takimit që zhvilluan dje me sekretarin për çështjet ligjore në parti, Fatmir Xhafaj, dhe kryetarit të asamblesë kombëtare Gramoz Ruçi. Por në këtë dokument gjatë pyetjeve që janë shtruar për testim për strukturat e partisë, vihen re disa ndryshime të pritshme mbi mënyrën e organizimit të PS-së në nivel vendor. Gjithashtu në këto pyetje shihet një tendencë që shumë nga strukturat e Partisë Socialiste të ndryshojnë mënyrën e të drejtuarit. Megjithëse kjo është thjesht një testim dhe mbetet për tu parë nëse do të mirëpriten të gjitha sugjerimet apo mund të ketë dhe të reja prej anëtarësisë, sërish mund të thuhet se i gjithë drejtimi po bëhet gjithnjë e më i centralizuar.