E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS vjen sot në parlament t’i ngrejë barrikadë statusit

06-08-2012 / Gazeta 55

Sot është momenti që deputetët socialistë të tregojnë pavarësinë ndaj klanit që i kontrollon në parti dhe besnikëri ndaj zgjedhësve të tyre, duke votuar për heqjen e imunitetit dhe duke i hapur rrugën marrjes së statusit. Gjasat s’janë të mira, sepse vendimmarrja e opozitës është marrë peng nga pasardhësit e Bllokut komunist, të cilët synojnë të bëjnë karrierë duke penguar integrimin e Shqipërisë në BE. Edi Rama është betuar se s’do ta lejojë integrimin, por duket se s’i ka bërë llogaritë me ndëshkimin elektoral të 2013-s

Sot është momenti që deputetët socialistë të tregojnë pavarësinë ndaj klanit që i kontrollon në parti dhe besnikëri ndaj zgjedhësve të tyre, duke votuar për heqjen e imunitetit dhe duke i hapur rrugën marrjes së statusit.
Ndaj seancës së sotme parlamentare pritet të jetë moment i së vërtetës, pas marrëveshjes së nëntorit të shkuar, ku mazhoranca dhe opozita arritën të gjenin gjuhën e përbashkët për të punuar mbi reformën zgjedhore dhe mbi votimin e disa ligjeve me 3/5-at në Kuvend, objektiv i realizuar më së shumti, tashmë duket se është ka hasur në një tjetër pengesë, në atë për heqjen e imuniteteve, që konsiderohet dhe si një ndër kushtet bazike në rrugën e vendit drejt integrimit europian.
Gjasat s’janë të mira, sepse vendimmarrja e opozitës është marrë peng nga pasardhësit e Bllokut komunist, të cilët synojnë të bëjnë karrierë duke penguar integrimin e Shqipërisë në BE.
Megjithëse në këshillin e Legjislacionit dhe komisionin e Ligjeve deputetët e mazhorancës dhe opozitës kanë rënë dakord për draftin e përbashkët me ndryshimet kushtetuese (90 për qind sipas propozimeve të opozitës) për heqjen e imunitetit, Edi Ramë ka deklaruar se seanca e sotme (6 gushti), e paracaktuar në konferencën e kryetarëve për t’u votuar, është e papranueshme.
Argumentet kundër votimin të sotëm janë të dobëta, në rastin me të keq fshehin një paranojë të një segmenti biznes-politik brenda partisë Socialiste, e cila edhe pse përbetohet se i ka “duart e pastra” vijon t’i mbajë në xhep duke refuzuar të votojë. Edhe relatori i draftit të përbashkët ish-kryeministri Pandeli Majko s’ka mundur deri më sot të japë prova pse opozita refuzon të votojë 90 për qind propozimeve të saj. 
Edi Rama është betuar se s’do ta lejojë integrimin, por duket se s’i ka bërë llogaritë me ndëshkimin elektoral të 2013-s.
Mirëpo ky refuzim do të jepte mesazhin jo fort pozitiv Brukselit për marrjen e statusit të vendit kandidat. Heqja apo kufizimit i imunitetit të ministrave, deputetëve, gjyqtarëve e zyrtarëve synon njё luftё mё efikase kundёr korrupsionit dhe rritjen e transparencës publike. Padyshim lufta ndaj korrupsionit ёshtё njё rekomandim i BE dhe njё detyrim pёr t’ u përmbushur, nё se dëshirojnë që në vjeshtë të këtij viti të mos refuzohet aplikimi pёr statusin e vendit kandidat në BE.
Intransigjenca e Ramës për t’i shkuar deri në fund logjikës së shumëzimit me zero të gjithë asaj pune për reformat integruese duket e papërgjegjshme. Kundërshtimi abstrakt ndaj votimit të sotëm zbulon një tik atavik të pandërgjegjshëm të partisë Socialiste për të “penguar” afrimin e vendit me familjen europiane. 
Gjithsesi nata sjell këshilla për ata deputetë socialistë që kanë për zemër mirëqenien dhe statusin e barabartë të qytetarëve shqiptarë me qytetarët Europianë.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›