PS’91 vazhdon shtrirjen në njësitë bashkiake
Konstituohet Partia Socialiste ‘91 për njësinë bashkiake 5 në Tiranë. Mbledhja përkatëse zgjodhi ekipin drejtues të partisë me kryetar z. Arbër Qilimi, ish-deputet dhe përfaqësues socialist. Mbledhja u karakterizua nga diskutimi dhe pyetjet e përgjigjet për situatën aktuale politike dhe sidomos për perspektivën e së majtës në zgjedhjet e ardhshme. "Jam optimist për fitoren edhe sepse sistemi elektoral Rama-Berisha favorizon qeverinë. Elektorati i majtë ka në dispozicion disa opsione për të shkuar në kutitë e votimit dhe për të zgjedhur. Socialistët e vërtetë e dinë se ne nuk do t’i tradhtojmë kurrë votat për PS’91! Ndryshe nga ata që u shitën për një vend në listë, ne rrezikuam karrierën politike për të mos tradhtuar vlerat e socialistëve”, - tha Koçi. Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për ndryshimin e vërtetë, ndryshimin nuk e sjell pakti Rama-Berisha, por politika e mirë, politika institucionale, politika që vendoset nën kontrollin e qytetarëve. “Fitorja e Obamës në SHBA është modeli i fitores së urtësisë dhe institucionalitetit", - përfundoi Koçi.