E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSD-ja: “LSI-ja të mos nxitohet me deklarata”

Kryetari i Partisë SocialDemokrate, Skënder Gjinushi, e ka cilësuar të nxituar vendimin e LSI-së për të dalë nga koalicioni me Partinë Socialiste dhe me Partinë SocialDemokrate. Gjinushi kërkoi nga LSI-ja që të mos nxitohet me deklarata të këtij lloji. “LSI-ja nuk duhet të nxitohet me deklarata të parakohshme, pasi zgjedhjet janë larg. Edhe pse ka vonesa në reformën zgjedhore, përsëri nuk është rasti të bëhen deklarata të tilla”, - tha Gjinushi. Ai ka akuzuar LSI-në si shkaktare të përçarjes së të majtës, ndërkohë që Gjinushi shprehu mbështetjen e plotë të PSD-së përkrah aleatit të saj, Partisë Socialiste.

22 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›