Verifikim të gjithë titujve në tokën bujqësore
Qeveria ka miratuar një projektligj nëpërmjet të cilit do të shqyrtojë nga e para të gjithë titujt e pronësisë që janë dhënë që nga viti 1991. Projektligji ka si synim të përcaktojë kriteret e vlefshmërisë ligjore të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore si dhe do të ngrejë struktura shtetërore që do të certifikojnë dhe të krijojnë titujt e pronësisë mbi tokën bujqësore. Sipas qeverisë, objekti i projektligjit do të prekë titujt e pronësisë të krijuar me sipërfaqet që në datën 1.8.1991 që kanë figuruar në regjistrat kadastrale, në zërin “Tokë bujqësore” dhe janë përfshirë në territoret e administruara nga ish-kooperativat bujqësore deri në kohën e hyrjes në fuqi të Ligjit 7501 në datë 19.7.1991. Njëkohësisht do të verifikohen sipërfaqet e tokave bujqësore që janë administruar nga ish-ndërmarrjet bujqësore dhe institucionet e tjera shtetërore që kanë kaluar për ndarje për fshatrat nga vendimet e Ministrisë së Bujqësisë deri në datën 30.4.1998. Objekti i projektligjit do të prekë edhe sipërfaqet e tokave bujqësore të ish-Ndërmarrjeve Bujqësore sipas ligjit të vitit 1995. Projektligji përcakton se titujt e pronësisë që janë dhënë që më 1.8.1991, por që nuk kanë figuruar në hipotekë si tokë bujqësore, do t’u hiqet titulli i pronësisë pasi ajo llogaritet si pyje, livadhe, kullota, tokë pyjore etj.
Modeli i kontratës për dhënien me qira të tokës
Kjo kontratë lidhet sot, në datën _____________________ ndërmjet palëve:
Komuna/bashkia________________, përfaqësuar nga kryetari i komunës/bashkisë,
Z .__________________________( më poshtë do të quhet “Qiradhënës”)
Z.__________________________( identiteti i plotë i personit fizik ose juridik)
Objekti: Dhënie me qira e tokës bujqësore, të pandarë, pasuri shtetërore, që identifikohet me këta tregues:
- Vendndodhja ( fshati__________ komuna___________ rrethi_____________)
- Sipërfaqe që jepen me qira gjithsej_______ ha, me:
numrat përkatës kadastralë:
nr. kadastral_______ sip._______ ha, kategoria_________
nr. kadastral_______ sip._______ ha, kategoria_________
Numrat përkatës të pasurisë (kur është kryer regjistrimi nga ZVRPP)
nr. _______, sip._______ ha, nr._______ sip.______ ha, nr.______ sip.____ ha
Formulari i kërkesës për qiramarrje të tokës bujqësore
1. Vendndodhja e tokës bujqësore që kërkohet të merret me qira:
- Komuna/ bashkia_____________________________
- Fshati ______________________________________
2. Sipërfaqja që kërkohet të merret me qira:
- Gjithsej________________________ ha
Me numra kadastralë:
Nr.___________ _____________ ha
Nr.___________ ______________ha
Nr.___________ ______________ ha
3. Kohëzgjatja e mbajtjes së tokës me qira:
fillon: ( datë), ( muaji), (viti)______________
mbaron ( datë), ( muaji), (viti)_____________
4. Veprimtaria bujqësore, blegtorale etj. që do të zhvillohet mbi sipërfaqen e kërkuar për qiramarrje:
Kultivimi (kulturat bujqësore)_____________ ha
_____________ ha
______________ha
_______________ha
b) Mbarështim (lloji i gjësë së gjallë) __________krerë
___________ krerë
___________ krerë
___________ krerë
c) Tjetër veprimtari : _____________________
_____________________
5. Kërkuesi paraqet garanci financiare ( dokument bankar)
- Institucioni_____________________
- Shuma lekë/euro_________________
6. Propozimi i nivelit të çmimit të qiramarrjes për njësi (ha) për një vit që ofron kërkuesi i qiramarrjes së tokës
_____________________ lekë/ha në një vit kalendarik
Nënshkruesi
Emri, mbiemri i personit fizik (juridik)________________________
Emri i firmës, institucionit__________________________
(sipas regjistrit në gjykatë)
Vula___________________________________
Adresë e plotë_______________________________________________________________
Data _______________________
22 Shkurt 2008