PSV91 përshëndet klimën e butë mes 2 koalicioneve të majta
PSV91 përshëndet situatën e re të krijuar në raportet etike mes dy koalicioneve të majta socialiste. Edhe pse faktorët politikë të së majtës mbeten të pandryshuara në pozicionet e tyre të mëparshme përsa i përket Kushtetutës dhe disa ligjeve të tjera të rëndësishme, të cilat sollën çarjen e koalicionit të dikurshëm të së majtës, vihet re një gjuhë tjetër konstruktive në ndërkomunikimin reciprok, shprehet PSV91 në një deklaratë për shtyp.
Ndërkaq, pa hequr dorë nga kushtet e saj për ndryshim të sistemit politik dhe zgjedhor, PSV91 insiston në thirrjen e saj pa ekuivok që elektorati socialist të marrë pjesë pa mungesa në procesin e votimit të 28 qershorit, pavarësisht se cilën nga tri partitë socialiste preferon, PSV, LSI apo PS. PSV91 është e bindur se dy koalicionet socialiste do ti fitojnë zgjedhjet e do të bashkëqeverisin vendin në mandatin e ri, vijon deklarata e PSV91, ndërkohë që nëpërmjet saj i bëhet thirrje ndonjë kryetari partie të majtë që, gjatë kësaj fushate elektorale të mos vendosë interesat e veta personale mbi interesin publik të ndryshimit të qeverisjes së vendit në 4 vitet e ardhshme. Qëndrimet përçarëse të ndonjë kreu partie afër PS, në vend që ta ndihmojnë PS-në, më shumë e dëmtojnë atë dhe i shtojnë shanset koalicionit Berisha, përfundon deklarata e PSV91.