Pranga dy lituanezëve, vodhën jahtin në Kroaci

30/04/2005 Kërkuan SOS në Vlorë se i mbaroi karburanti
VLORË – Vodhen jahtin në Kroaci, arrestohen pas verifikimeve në Shqipëri. Ka zgjatur shumë pak aventuara e dy shtetasve lituanezë, të cilët kanë vjedhur një mjet lundrimi shumë luksoz.
Me vendim të Prokurorisë së Vlorës, mbrëmjen e së enjtes janë ndaluar shtetasit e huaj, Giedrius Pavasaris, i datëlindjes 1977 me banim në Kauna Dainavos, Lituani si dhe Juozas Maziliauskas, i datëlindjes 1973, me banim në Driskininku, Lituani. Ndalimi i tyre është bërë për arsye se më 18 prill të këtij vitit, janë kapur nga rojet bregdetare shqiptare, në ujërat detare të gjirit të Vlorës, me një mjet lundrues tip Jaht me emrin “SAGAPU” me gjatësi 17.5 metra me ngjyrë të bardhë, i pajisur me dy motora tip “VOLVA PENTA”. Mjeti lundrues turistik, JAHT ka qenë tepër luksoz.
Sipas kapitenerisë së Vlorës, dy personat që ishin në jaht kanë kërkuar ndihmë SOS, sepse i ishte mbaruar karburanti dhe rrezikoheshin të mbyteshin nga dallgët e mëdha dhe detit të trazuar. Shumë shpejt iu dha ndihma dhe mjeti u shoqërua për në portin e Vlorës. Mbasi i është bërë kontrolli i dokumentacioneve të mjetit lundrues, mësohet se ato nuk kanë rezultuar të sakta. Mbas dyshimeve, kapiteneria, së bashku me policinë, kanë dyshuar dhe kanë filluar hetimet për origjinën e mjetit lundrues, ndërsa të dy lituanezët janë shoqëruar në komisariat, deri në sqarimin e plotë të dokumentacionit të mjetit lundrues.
Nga verifikimet e Interpolit mësohet se mjeti lundrues ka rezultuar i vjedhur në Kroaci. Sipas hetimeve të dy lituanezët kanë shkuar në Kroaci si turistë, mbasi kanë ndenjur disa ditë në hotelet e Kroacisë kanë pikasur JAHT-in dhe të dy së bashku kanë vendosur të vjedhin mjetin lundrues. Të dy lituanezët kanë pritur që të binte errësira dhe më pas të vidhnin mjetin lundrues, mbasi e kanë marrë janë nisur për në drejtim të Lituanisë, por gjatë rrugës në ujërat detare pranë ishullit të Sazanit u është fikur mjeti, sepse u ka mbaruar karburanti. Nga frika e mbytjes, kanë kërkuar ndihmë për të shpëtuar. Fillimisht të dy lituanezët kanë pretenduar se mjeti lundrues ishte i tyre, por i kishin humbur dokumentet gjatë rrugës. Gjatë ditëve të bllokimit, mjeti lundrues u mbajt i bllokuar në ishullin e Sazanit, por mbas vërtetimit se mjeti lundrues është i vjedhur, ai është sekuestruar dhe është dërguar në portin e Radhimës, ku do të mbahet në ruajtje derisa të vijë për ta marrë pronari i ligjshëm nga Kroacia me dokumentet e rregullta të pronësisë së mjetit lundrues. Mbas verifikimit të vjedhjes së mjetit lundrues nga dy lituanezët, prokuroria ka marrë masën e arrestit për të dy shtetasit, me akuzën për kryerjen e veprës penale të trafikimit të mjeteve lundruese. Çështja po ndiqet nga sektori i krimit të organizuar, Task–Forcë, pranë Prokurorisë së Vlorës në bashkëpunim me Interpolin.