E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pack: Shqipëria po përmbush kërkesat e BE-së

Në Bruksel u zhvillua mbledhja e Bordit të Përgjithshëm të Forumit të Grave të EPPW-ve, ku e ftuar ishte znj. Albana Vokshi, kryetare e LDGSH-së dhe deputete e PD-së. Znj. Pack, Presidente e Forumit të Grave të EPP, vlerësoi punën e bërë nga qeveria këta muajt e fundit për përmbushjen e të gjitha detyrimeve të vëna për procesin e liberalizimit të vizave. Ajo theksoi faktin që grupi i europarlamentarëve (që përfaqësonin grupe të ndryshme në PE), që vizitoi Shqipërinë javën e shkuar, kishin certifikuar që të gjitha kushtet teknike dhe reformat institucionale të kërkuara ishin përmbushur plotësisht nga Shqipëria. Znj. Pack theksoi: "Ju keni bërë çdo gjë që ju është kërkuar e tani ju duhet të merrni shpërblimin që ju takon për tërë punën e bërë", - dhe inkurajoi qeverinë shqiptare që të vazhdonte me tej punën shumë të mirë të saj. Nga ana e saj, znj. Pack premtoi mbështetje maksimale në PE dhe u bëri thirrje edhe grave politikane të pranishme në takim që të ndikonin në qeveritë e vendeve të tyre anëtare të BE-se për të mbështetur Shqipërinë në këtë proces kaq të rëndësishëm. Znj. Vokshi, në bashkëbisedimin me dy komisioneret, informoi për zhvillimet e fundit në fushën e barazisë gjinore në Shqipëri si dhe kërkoi që vendet kandidate dhe kandidatet potenciale të mos liheshin mënjanë në këto strategji të këtyre sektorëve të rëndësishëm, por të kiheshin në vëmendje të projekteve dhe planeve strategjike të BE-së. Më tej, Vokshi u raportoi pjesëmarrësve për punën me përkushtim të qeverisë dhe të gjitha institucioneve të tjera në përmbushjen e të gjitha detyrimeve në procesin e liberalizimit të vizave në të katër blloqet. Kjo, - theksoi znj. Vokshi, - nuk është çështje e një dite, një muaji apo dy ose tre muajsh apo qoftë edhe e një viti, por është "work in progress" dhe qeveria është e angazhuar për të vijuar me përkushtim punën e saj në drejtim të thellimit dhe përmirësimit të të gjitha reformave të ndërmarra në këtë drejtim. Ky është është një nga momentet më të rëndësishme për shqiptarët, kur ëndrra e tyre për lëvizjen e lirë mund të bëhet realitet e për këtë kërkoi mbështetjen e të gjithë të pranishmeve jo vetëm të europarlamentareve të ftuara në takim, por edhe të gjitha zonjave të tjera, të cilat mund të mbështesin këtë proces të rëndësishëm për Shqipërinë në qeveritë dhe parlamentet e vendeve anëtare të BE-së. Të gjitha të pranishmet siguruan mbështetje maksimale për procesin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë, por edhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›