Krans Montana, forum biznesi në Tiranë
Përfaqësues të biznesit shqiptar dhe ata të rajonit dhe më gjerë, do të mblidhen në Tiranë nga data 26-28 mars, në forumin e katërt ekonomik të Krans Montanës, që këtë vit do të fokusohet në sfidat e krizës financiare ndërkombëtare, sfidat gjeo-strategjike lidhur me energjinë në Evropën Juglindore, zhvillimin dhe përmirësimin e investimeve të huaja etj.
Forumi organizohet nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Forumi i Krans Montanës, ku veç të tjerave do të diskutohet dhe rreth çështjeve strategjike, si integrimi i rrjeteve të energjisë, sistemi bankar dhe financa, vendi dhe siguria globale në nivel rajonal.
Në axhendën e punimeve të këtij forumi vend të rëndësishëm parashikohet të zërë diskutimi rreth aktiviteteve bankare dhe financiare në Shqipëri dhe në Evropën Juglindore, përballë krizës financiare ndërkombëtare, roli i organizatave financiare ndërkombëtare për zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja etj.