Të hënën, PS-ja nis valën e protestave, ndërsa Berisha rizgjidhet në krye të PD-së
Socialistët përgatiten për protesta masive në të gjithë vendin. Demokratët mbledhin Kuvendin Kombëtar, rizgjedhin Berishën
Eljona Ballhysa
Ditën e hënë, më 14 dhjetor, të dy partitë e mëdha kanë njoftuar zhvillime të bujshme politike. Nga njëra anë socialistët nisin një valë protestash masive, që do të shtrihet në të gjithë vendin; nga ana tjetër, demokratët do të mbledhin Kuvendin Kombëtar, ku një ndër pikat kulmore është rizgjedhja e Berishës në postin e kryetarit.
Ndërkohë që Kuvendi i demokratëve është njoftuar kohë më parë, socialistët njoftuan dje vendimin më të fundit, atë të fillimit të valës së re të protestave masive. Deputeti socialist, Blendi Klosi, renditi dje jo pak, por 8 arsye përse do të protestojnë qytetarët shqiptarë, duke filluar nga vjedhja e votave, te kriza ekonomike, rritja e çmimit të energjisë elektrike, kapja e shtetit e duke përfunduat te cenimi i autonomisë vendore. Gjatë fjalës së tij deputeti socialist theksoi se sot më shumë se kurrë qytetarët shqiptarë nuk mund ta pranojnë këtë qeveri të kthyer në një regjim. Ndërkaq, protesta e parë e PS-së do të nisë nga qyteti i Durrësit, duke u shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit.
Deklarata
“Nga dita e hënë, 14 dhjetor, Partia Socialiste e Shqipërisë, së bashku me opozitën e bashkuar qytetare, do të organizojë në të gjithë vendin një valë protestash popullore për t’i treguar Sali Berishës, kryeministrit të votave të vjedhura e kutive të mbyllura, se qytetarët duan zgjidhje për krizën ekonomike dhe mbrojtje për bizneset e tyre. Të hënën, më 14 dhjetor fillon me Durrësin protesta jonë njëjavore për krizën e demokracisë e të ekonomisë së familjeve shqiptare. Të hënën, më 14 dhjetor, ne do të protestojmë në Durrës për të gjitha pasojat e kutive të mbyllura, që nga rritja e çmimit të energjisë apo vizitave në spital, ngritjes se TEC-it famëkeq me qymyr të zi, te mosliberalizimi i vizave edhe për Shqipërinë bashkë me Serbinë, Malin e Zi e Maqedoninë. Të hënën, më 14 dhjetor, ne do të protestojmë në Durrës për kapjen e shtetit nga fijet e interesave të një familjeje të vetme që dikton qeverisjen e vendit në favor të një grushti njerëzish”, - është shprehur Klosi, duke shtuar në listë edhe shkeljen e autonomisë vendore. “Të hënën, më 14 dhjetor, ne do të protestojmë në Durrës për shkeljen e autonomisë vendore dhe prerjen e fondeve për qytetin nga kjo qeveri ilegjitime. Të hënën, më 14 dhjetor, ne do të protestojmë në Durrës për liri e të drejta që kërcënohen përditë nga ky pushtet që grabiti votat për të grabitur Shqipërinë. Të hënën, më 14 dhjetor, ne do të protestojmë në Durrës për të bashkuar më tej zemrat e zërat e të gjithë shqiptarëve që nuk e pranojnë këtë qeveri të kthyer në regjim dhe këtë qeverisje të kthyer në sundim. Java e ardhshme do të jetë ura që do të lidhë protestat që lamë pas me protestat që do të rifillojnë edhe me fuqishëm pas Vitit të Ri”, - është shprehur deputeti socialist.
Kuvendi
Ditën e hënë është njoftuar se Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kombëtar, strukturën më të lartë vendimmarrëse të kësaj partie. Megjithëse ende nuk është bërë publike axhenda e punimeve të Kuvendit, mësohet se një ndër pikat në rendin e ditës së Kuvendit do të jetë pikërisht zgjedhja e kryetarit të PD-së, për të cilin askush nuk ka dyshime, se do të jetë sërish Berisha, për shkak se është dhe i vetmi kandidat për këtë post. Po kështu demokratët pritet të zgjedhin anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, si dhe të votojnë ndryshimet në Statutin e partisë. Pritet që Berisha, gjatë fjalës së tij, përveçse do të ngrejë lart meritat e PD-së dhe reformat e ndërmarra prej saj, do të godasë opozitën dhe kryetarin e saj në vazhdën e sulmeve të ndërmarra së fundi prej tij.
14 Dhjetor 2009