Padi penale kundër Priftit
Partia Socialiste ka reaguar menjëherë pas akuzave të ministrit të Ekonomisë ndaj kryetarit të opozitës, Edi Rama. Zëdhënësja e selisë rozë, Armela Imeri, ka bërë me dije nëpërmjet një deklarate, se Partia Socialiste ka nisur të përgatisë padinë penale kundër ministrit Prifti. “Janë mbi 30 paditë e kryetarit Edi Rama në prokurori e gjykatë për akuzat e bëra ndaj tij prej Berishës me shokë. Sot ka nisur të shkruhet padia për Dritan Priftin, i cili është i ftuar t’i provojë të gjitha ato që tha duke shpifur e sharë në përpjekjen për t’i shpëtuar pyetjes së opozitës: Zoti Prifti, si i fitove 1.8 milionë euro brenda vitit që je ministër Ekonomie? Kjo pyetje kërkon përgjigje dhe Dritan Prifti nuk i ikën dot së vërtetës, duke gjuajtur me baltë opozitën”, theksoi dje, zëdhënësja e selisë rozë, Armela Imeri.
#