E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, e lë gruaja, vret pesë fëmijët



Sherri me gruan ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë në SHBA, kur babai ka vrarë pesë fëmijët e tij. Policia e SHBA-së gjeti në një shtëpi në Takona, në shtetin e Uashingtonit pesë kufoma, ndërsa disa kilometra më tej, autorin e krimit të vetëvrarë. Sipas hetimeve të para, duket se gjithçka ka ndodhur pas sherrit midis çiftit, i cili përfundoi në një mënyrë të tmerrshme. Pas një debati të zhvilluar një ditë më parë, bashkëshortja e autorit të krimit ishte larguar nga shtëpia. Ai ishte përpjekur që ta ndalonte, por më pas në një gjendje depresive mori pushkën dhe qëlloi ndaj fëmijëve, nga 7 deri në 16 vjeç. Ka qenë një e afërme e familjes që ka parë masakrën e ndodhur dhe ka lajmëruar policinë, e cila gjeti trupin e viktimës, disa kilometra më larg vendngjarjes në makinë e tij, i qëlluar në kokë. Me gjithë përpjekjen e tyre për t’u dhënë ndihmën e parë, gjithçka ka qenë e kotë, pasi plagët e shkaktuara nga plumbat u kishin shkaktuar vdekjen atyre. Menjëherë u mobilizuan forcat, të cilat ngritën postblloqe kërkimi për të arrestuar vrasësin, trupi i të cilit u gjet pak kohë më vonë. Angelina dhe James Harrison kishin rreth 17 vjet që ishin martuar. Për komshinjtë dhe të afërmit ata ishin një çift normal, që zhvillonte një jetesë të qetë. Ata kishin pesë fëmijë, katër vajza dhe një djalë, më të voglin shtatë vjeç. Autori i krimit punonte si mekanik, ndërsa gruaja e tij, në një firmë në qytet. Gjithçka ka ndodhur një ditë më parë, midis çiftit kishte pasur një sherr të madh. Gruaja kishte marrë vendimin të largohej. Me gjithë përpjekjet e 35-vjeçarit për t’i kthyer mendjen dhe ta rikthente në shtëpi, Angelina ka qenë e prerë dhe nuk e ka dëgjuar. Një veprim i tillë bëri që bashkëshorti i saj të marrë një vendim të tmerrshëm. Ai merr armën, të cilën e mbante në shtëpi dhe qëllon ndaj fëmijëve të tij që ndodheshin brenda. Asnjë prej tyre nuk ka arritur që të largohet. Policia gjeti katër trupa në dhomën e ndenjes, ndërkohë që një i pestë ishte i shtrirë në vaskë. Pasi ka kryer krimin, autori ka marrë makinën e tij dhe është larguar. I ndodhur në periferi, ai ka drejtuar pushkën ndaj vetes dhe ka shkrepur këmbëzën. Policia e gjeti atë të përkulur në timon, me motorin ndezur dhe pa jetë.

Të afërmit e familjes mes tronditjes shprehen të habitur për këtë veprim të James-it. “Ata bënin një jetë normale”, - thotë mes lotëve tezja e Angelina-s, Penny Flaunsburg. Nuk kishin pasur më parë probleme. Një shoqja e klasës së njërës prej vajzave të vrara shprehet se shoqja i kishte treguar se një ditë më parë prindërit kishin pasur një sherr të madh midis tyre. Policia u lajmërua nga një e afërme e familjes, pasi nuk kishte mundur të kontaktonte me njeri brenda në shtëpi. Kjo është tragjedia e dytë brenda tre ditësh në SHBA. Të premten në Birmangthon një vietnamez u fut në një qendër të strehimit të emigrantëve dhe vrau 13 persona e plagosi 27 të tjerë. Ndërsa ditën e djeshme, pas një sherri në familje, babai merr armën e tij dhe qëllon ndaj pesë fëmijëve, katër vajzave dhe djalit më të vogël.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›