Peqin; Rrëshqitje dheu, në rrezik 10 familje
Si pasojë e rrëshqitjes së dheut, dhjetë familje dhe depot e ujit janë në rrezik në Peqin. Problemet kanë disa ditë që kanë nisur në lagjen “Teqe”, buzë një kodre ku janë ndërtuar shtëpi dhe ndodhen depozitat e ujit të pijshëm që furnizojnë qytetin. Si pasojë e situatës së vështirë, institucionet vendore kanë kërkuar ndërhyrjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile pranë Ministrisë së Brendshme. Sipas specialistëve, janë rreth dy hektarë tokë në rrezen e kësaj rrëshqitjeje dhe sipas specialistëve, dy familje duhen evakuuar menjëherë, ndërsa 8 të tjera brenda një kohe të shkurtër. Lëvizja e tokës është regjistruar dy javët e fundit dhe i është afruar me një distancë prej 10 metrash njërës prej depozitave. Specialistët shprehen se në rast se depozitat çahen, do të përmbysin lagjen dhe për më tepër, qyteti nuk do të furnizohet më me ujë.