Vetëm romët tanë

Gjatë viteve ‘90, popullata në Kosovë është rritur dukshëm. Nuk ishte vetëm pjellshmëria e shqiptarëve që rriti numrin e banorëve. Ishin popujt e tjerë që përfituan duke u paraqitur si kosovarë, sidomos azilkërkuesit në Gjermani.
Disa nga ata fituan edhe leje qëndrim. Por, ditëve të sotme, duket se nuk ia vlen të jesh më nga Kosova. Rreth 12 mijë qytetarë tashmë edhe zyrtarisht pritet të kthehen nga Gjermania në Kosovë. Shumica e tyre i përkasin komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas.
Autoritetet gjermane flasin për mbi 10 mijë qytetarë të këtyre komuniteteve që janë regjistruar si kosovarë. Mirëpo, autoritetet kosovare dyshojnë se të gjithë ata janë vërtet nga Kosova.
“Fillimisht dërgohet lista nga Kosova për t’u verifikuar nëse ata janë vërtet qytetarë të Kosovës, sepse ka mundësi që një pjesë janë deklaruar që janë nga Kosova, e në fakt janë nga Serbia jugore, Maqedonia, Shqipëria, apo Mali i Zi”, thotë Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme.
“Ka indikacione që një e treta (1/3) të jenë të tillë”, thotë ministri Rexhepi për Express. Sipas tij, marrëveshja e nënshkruar me Gjermaninë obligon verifikimin e saktë të prejardhjes së qytetarëve që priten të kthehen.
Ai paralajmëron se qytetarët që dëshmohet se janë nga Kosova, do të kthehen në grupe të vogla, ngase Kosova nuk ka mundësi të përballojë kthime masive.
“Nuk çohen me grupe të mëdha, sepse kapacitetet tona absorbuese nuk janë të mjaftueshme...çdo familje do të ketë mbështetje financiare, nuk është cekur sa, por kështu nuk do të ketë ngarkesë të buxhetit të Kosovës”, sqaron Rexhepi.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...