Pafytyrësia
Edmond Arizaj
Eshtë duke i pushtuar me shpejtësi shqiptarët. “Elitën” në radhë të parë. Madje, edhe ata që pretendojnë se duhet të jenë pararojë e opinionit shqiptar, edukuesit e tyre, udhëheqësit e moralit të tyre, qoftë edhe duke u treguar ç’është e mira dhe ç’është e keqja, dhe të njëjtët janë edhe kritikues të “elitës”.
Një shembull vjen nga elita qeverisëse në datën 28 Nëntor, ditën e pavarësisë së të gjithë shqiptarëve. Për çudi në këtë ditë, kryebashkiaku i Tiranës nuk kishte organizuar asgjë për kryeqytetin shqiptar (me përjashtim të disa lodrave që kanë bllokuar qarkullimin dhe të marrin mendjen me drita, e me këtë rast të marrin edhe paratë), madje ishte për vizitë në një shtet tjetër. Dita e zgjedhur për vizitë në Kosovë nuk ishte fort e gjetur nga Rama, por pafytyrësia më e madhe nuk qëndronte tek ai, por tek elita qeverisëse, maxhorancë në Këshillin Bashkiak, që të “ofenduar” nga indiferenca e Ramës për 28 Nëntorin kërkonin të realizonin një mocion ndaj tij. Një tjetër lojë e paraqitur pa pikë shijeje para opinionit. Sepse mocion për kryebashkiakun e kryeqytetit mund të bëhej për shumë probleme të tjera. Dhe iniciativa, apo qoftë edhe deklarimet e elitës qeverisëse do të ishin të justifikueshme. Nuk është ndërmarrë një hap i tillë ndaj Edi Ramës, teksa ai shkatërron njëri pas tjetrit klubet e futbollit për t’i kthyer në sheshe ndërtimi. Nuk është ndërmarrë një iniciativë e tillë ndaj Edi Ramës kur projektohet shkatërrimi i një pjese të kodrinave të liqenit sërish për sheshe ndërtimi. Nuk është ndërmarrë një iniciativë e tillë ndaj Edi Ramës kur vetë lideri i madh i elitës qeverisëse e akuzon për 15 përqindësha. Nuk është ndërmarrë një iniciativë e tillë ndaj Edi Ramës as për planin e munguar rregullues të Tiranës. Nuk është ndërmarrë një iniciativë e tillë ndaj Edi Ramës as për gjelbërimin e zhdukur të kryeqytetit, e as për betonin e hedhur vend e pavend.
“Kërcënimi” ishte një “borxh” (sepse sipas një deputeti të shquar të PS-së, ka nisur edhe kthimi i borxheve mes këtyre dy partive, duke filluar me ndryshimet në Kushtetutë), i kthyer për Ramën, për “sulmet” e egra ndaj liderit të madh të maxhorancës qeverisëse. Dhe opinioni tashmë i mësuar, duhet të përgatitet t’i dëgjojë rëndom “sulme” të tilla, që shuhen shpejt.
Shembulli i fundit i takon liderit të maxhorancës opozitare, vetëm një ditë më pas 28 Nëntorit, 29 Nëntori. Për ata që nuk e njohin, apo nuk e dinë, 29 Nëntori ende historikisht, mbahet si datë e çlirimit të vendit tonë. Dhe si në gjithë vendet e botës, të privilegjuarit e kësaj dite janë pikërisht ata që kanë luftuar, veteranët. Lideri i maxhorancës opozitare dukej i mallëngjyer në këtë ditë, pikërisht se ndodhej pranë tyre, ashtu si në 17 nëntor tek “Ushtari i panjohur”, pranë veteranëve të çlirimit të Tiranës. Me ndonjë mungesë të kushtëzuar nga mosha dhe nga ligjet e natyrës, janë të njëjtët veteranë, që me dhimbje kanë lexuar dikur shkrimet e një të riu që u kujtonte ndoshta edhe taksiratet e prostatës. Eshtë i njëjti që më 29 Nëntor i përqafonte e u shtronte për të ngrënë veteranëve. E dhimbshme, por e lehtë për t’u kuptuar.
Nuk ka shembuj të këtij dimensioni për liderin e madh të maxhorancës qeverisëse, pasi vetë ekzistenca e tij politike e deritanishme është shembull. Por gjithsesi, pas makutërisë, shpirtligësisë, indiferentizmit, tradhtisë, dyfytyrësisë, e shumë e shumë “…isë” të tjerë që kanë kapluar Shqipërinë me kohë, tashmë është radha edhe e pafytyrësisë. Hapur fare.