Pagat dhe pensionet, sa do të rriten
Qeveria miratoi dje rritjen e pensioneve për rreth 530 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Vendimi i djeshëm, i cili hyn në fuqi nga 1 maji, parashikon një rritje pensionesh që varion nga 8 për qind për pensionet e posaçme dhe të qytetit deri në 20 për qind për pensionet në fshat.
Gjithashtu pensionistët do të përfitojnë edhe 190 lekë në muaj, shtesë si kompensim për çmimin e energjisë elektrike. Pas këtij vendimi, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të pleqërisë në qytet nuk mund të jenë më të vogla se 12226 lekë në muaj, ndërsa të ardhurat minimale nga pensionet e plota të fshatit nuk mund të jenë më pak se 7130 lekë në muaj.
VENDIM PER
RRITJEN E PENSIONEVE
Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes, te nenit 88 te ligjit nr.7703, date 11.5.1993 "Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar, me propozimin e Ministrit te Financave, Keshilli i Ministrave,
V E N D O S I :
1) Rritjen, në masën 8 për qind të:
a) pensioneve të plota, të pjesshme dhe të parakohshme, të pleqërisë, të pensioneve për merita të veçanta dhe për vjetërsi shërbimi, të caktuara sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966 "Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë", dhe të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, përjashtuar pensionet e caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar;
b) pensioneve të posaçme shtetërore dhe të shtesave të pensioneve të posaçme shtetërore, të caktuara në përputhje me ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar;
c) shtesës mujore, të përfituar në përputhje me vendimin nr.326, datë 21.6.1993 të Këshillit të Ministrave "Për kriteret e trajtimit të invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar";
d) pensioneve të caktuara me dekretin nr.758, datë 1.2.1994 të Presidentit "Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut", miratuar me ligjin nr.7799, datë 24.2.1994.
e) shtesës mbi pension, të dhëna në përputhje me nenet 33 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.
2) Rritjen, në masën 10 për qind të pensioneve të plota, të pjesshme dhe të reduktuara të invaliditetit dhe te pensioneve familjare, të caktuara sipas ligjit nr.4171, datë 3.9.1966 "Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë", dhe të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, përjashtuar pensionet e caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.
3) Rritjen ne masen 10 % te shtesave mbi pension, të dhëna në përputhje me nenet 38 e 39 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, dhe me nenin 24 të ligjit nr. 4171, datë 13.6.1966 "Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë".
4) Rritjen, në masën 20 për qind të:
a) pensioneve, të plota dhe të pjesshme, të pleqërisë, të pensioneve të invaliditetit, dhe pensioneve familjare, të caktuara në përputhje me ligjin nr.4976, datë 29.6.1972 "Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë";
b) pensioneve të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt të nenit 96 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.
5) Rritjen, sipas percaktimeve në pikat 1 , 2, 3 dhe 4 të këtij vendimi e përfitojnë edhe pensionet të cilat caktohen nga data 1.5.2009 e në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit apo trajtimit, të jetë deri më 30.4.2009, përfshirë edhe këtë datë.
6) Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në mbështetje të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt të nenit 96 të këtij ligji, që kanë datë fillimi nga 1.5.2009 e në vazhdim, nuk caktohen më pak se 10.276 (Dhjetemije e e dyqind e shtatedhjete e gjashte) lekë në muaj dhe më shumë se 20552 (njezetemije e peseqind e pesedhjete e dy ) lekë në muaj.
7) Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me datë fillimi nga 1.5.2009 e në vazhdim, nuk caktohen më pak se 6240 (Gjashtemije e dyqind e dyzet) leke ne muaj.
8) Pensionistet qe perfitojne pension pleqerie, pension invaliditeti dhe pension familiar, te caktuara sipas ligjeve nr. 4171, date 13.9.1966 " Per sigurimet shoqerore ne republiken popullore te shqiperise" dhe nr. 7703, date 11.5.1993 " Per sigurimet shoqerore ne republiken e Shqiperise" te ndryshuar, perjashtuar ato të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë" te ndryshuar, edhe pas rritjes se pensionit te caktuar ne piken 1, 2 dhe 3 te ketij vendimi, do te vazhdojne te marrin kompensimin e te ardhurave sipas kritereve dhe masës se përcaktuar ne vendimin e Këshillit te Ministrave nr.401, date 21.06.2006 "Per kompensimin e te ardhurave mujore te pensionisteve" dhe nr.763, date 27.12.2006 "Per kompensimin e te ardhurave mujore te pensioneve".
9) Pensionistet qe perfitojne pension pleqerie, pension invaliditeti dhe pension familiar, te caktuara sipas ligjeve nr. 4976, datë 29.6.1972 "Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë"; dhe në sipas paragrafit te katërt të nenit 96 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar edhe pas rritjes se pensionit te masen e caktuar ne piken 4 te ketij vendimi, do te vazhdojne te marrin kompensimin e te ardhurave ne masen e perfituar nga zbatimi i vendimit te keshillit te Ministrave nr 17, date 20.1.2007 " Per kompensimin e te ardhurave mujore te pensionisteve te fshatit".
10) Pas rritjes se pensionit sipas percaktimeve ne piken 1, germa "a" te ketij vendimi kompensohen me:
a) 190 leke ne muaj, pensionistet qe perfitojne pension te plote pleqerie minimal, te caktuar sipas ligjeve nr. 4171, date 13.9.1966 " Per sigurimet shoqerore ne republiken popullore te shqiperise" dhe nr. 7703, date 11.5.1993
" Per sigurimet shoqerore ne republiken e Shqiperise" te ndryshuar, perjashtuar ato të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë" te ndryshuar, kur te ardhurat mujore nga pensioni dhe nga kompensimet sipas vendimeve te Këshillit te Ministrave nr.401, date 21.06.2006 "Per kompensimin e te ardhurave mujore te pensionisteve", nr.763, date 27.12.2006
"Per kompensimin e te ardhurave mujore te pensioneve", 138, date 31.3.1994 " Per kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit te energjise elektrike dhe lendeve djegese" e nr. 471, date 15.7.1996 " Per kompensimin nga ndryshimi i çmimit te bukes, vajgurit dhe gazit te lengshem", jane deri ne 12 036 leke.
b) deri ne 190 leke ne muaj, por ne perpjestim te pensionit individual me pensionin e plote minimal, pensionistet qe perfitojne pension te pjeseshme pleqerie, te caktuar sipas ligjeve nr. 4171, date 13.9.1966 " Per sigurimet shoqerore ne republiken popullore te shqiperise" dhe nr. 7703, date 11.5.1993 " Per sigurimet shoqerore ne republiken e Shqiperise" te ndryshuar, perjashtuar ato të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë" te ndryshuar, kur marin pension te pjeseshem eshte deri ne 10 275 leke ne muaj.
Keta pensioniste do te vazhdojne te perfitojne kompensimin e llogaritur sipas vendimeve te Këshillit te Ministrave nr.401, date 21.06.2006 "Per kompensimin e te ardhurave mujore te pensionisteve", nr.763, date 27.12.2006
"Per kompensimin e te ardhurave mujore te pensioneve", 138, date 31.3.1994 " Per kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit te energjise elektrike dhe lendeve djegese" e nr. 471, date 15.7.1996 " Per kompensimin nga ndryshimi i çmimit te bukes, vajgurit dhe gazit te lengshem".
c) deri ne 190 leke ne muaj, per pensionistet qe marin pension pleqerise qyteti me te larte se pensioni minimal, kur masen e pensionit plus kompensimet sipas vendimeve te Këshillit te Ministrave nr.401, date 21.06.2006 "Per kompensimin e te ardhurave mujore te pensionisteve", nr.763, date 27.12.2006 "Per kompensimin e te ardhurave mujore te pensioneve", 138, date 31.3.1994 " Per kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit te energjise elektrike dhe lendeve djegese" e nr. 471, date 15.7.1996 " Per kompensimin nga ndryshimi i çmimit te bukes, vajgurit dhe gazit te lengshem", e kane nga 12037 deri ne shumen 12 226 leke.
11) Kompensimin deri ne 190 leke ne muaj e përfitojnë edhe pensionistet qe do te marrin pensione pleqërie, pensione invaliditeti dhe pensione familjare, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë" te ndryshuar, perjashtuar ato të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96 të te këtij ligji, me date fillimi nga 1.5.2009 e ne vazhdim, kur shuma e te ardhurave mujore është deri ne 12226 leke.
12) Pas rritjes se pensioneve sipas pikes 1, e 4 dhe zbatimit te kompensimeve sipas pikes 8, 9, dhe 10 te ketij vendimi te ardhurat minimale nga pensionet e plota te pleqerise ne qytet nuk mund te jene me te vogla se 12226 leke ne muaj ndersa te ardhurat minimale nga pensionet e plota te fshatit nuk mund te jene me pak se 7130 leke ne muaj.
13) Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përllogariten në shumën prej 4 168 milionë lekë dhe përballohen nga fondi i kontigjencës, i caktuar në buxhetin e shtetit të vitit 2009, për rritjen e pensioneve.
14) Shpenzimet për procedurat teknike të zbatimit të këtij vendimi dhe për pagesën e komisioneve të shërbimit të pagesave të pensioneve nga Posta Shqiptare sh.a., per 0.75 % ne muaj përllogariten në shumën 25 milionë lekë dhe të përballohen nga fondi i kontigjencës, i caktuar në buxhetin e shtetit, të vitit 2009.
15) Ngarkohen Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare sh.a., per te nxjere udhëzimet teknike dhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 maj 2009.