E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Do të vijojmë të ulim nivelin e varfërisë

Ministri i Financave dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Ridvan Bode në kuadër të turit, Shqipëria po ndryshon zhvilloi takime me banorët e komunave Stravaj, Qukës dhe Hotolisht të rrethit të Librazhdit. Gjatë takimit me banorë të këtyre komunave, ministri i Financave ka deklaruar se niveli i varfërisë nga 18.4 përqind që ka qenë në vitin 2005, ka shkuar në 12. 2 përqind në vitin 2008. Ne do të vijojmë të ulim nivelin e varfërisë pasi do të rrisim pagat dhe pensionet, vijoi Bode, duke shtuar se vetëm n렠        Librazhd në këto 4 vite janë investuar 22 miliard e 300 milion lekë, kurse në qeverisjen socialiste, nga vitin 1997- 2005 u investuan në këtë zonë vetëm 5 miliard e 500 milion lekë. Sipas ministrit Bode shumë shpejt Shqipëria do të aplikojë zyrtarisht për statusin e vendit kandidat në BE, ndërsa brenda vitit 2009, shqiptarët do të kenë mundësi të udhëtojnë pa viza drejt Evropës. Për të hapur rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, na u desh që të shembnim muret e korrupsionit dhe te grupeve kriminale të organizuara të lidhura me shtetin, që pengonin vendin tonë për të qenë pranë vendeve perëndimore, cilësoi Bode, duke i konsideruar reformat e ndërmarra si çelësin e suksesit të qeverisjes së PD-së në këto katër vite. Në komunën Qukës, ministri i Financave përuroi përfundimin e punimeve të asfaltimit të rreth 500 metra linearë, me një fond prej 2.2 milion lekësh dhënë nga buxheti i shtetit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›