E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagat e reja për mësuesit dhe mjekët

Paga mesatare e mësuesve arrin në 46 mijë lekë, për mjekët 47 mijë dhe infermierët 310 mijë lekë

Rreth 104 mijë buxhetorë, nga muaji maj do të përfitojnë rritje pagash. Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë nga zyrtarët e lartë të qeverisë, arsimtarët, mjekët, infermierët dhe punonjësit e administratës civile do të marrin një rritje mesatare prej 10 për qind në pagat e tyre. Kështu për rreth 44 mijë mësuesit e sistemit parauniversitar në mbarë vendin, paga mesatare shkon në 46 mijë lekë.

Sipas kryeministrit Berisha, kjo pagë është 100 për qind më e lartë se në vitin 2005, kur ajo ishte rreth 230 mijë lekë. Nga 1 maji, mjekët në mbarë vendin do të kenë një pagë mesatare prej 470 mijë lekësh në muaj. Ndërsa paga mesatare për infermierët arrin në 310 mijë lekë.

Sipas kryeministrit Berisha, paga mesatare për rreth 104 mijë punonjës buxhetorë, nga 273 mijë lekë që ishte në pranverën e vitit 2005, kalon në 459 mijë lekë në muaj, ose 68 për qind më e lartë.

Qeveria ka vendosur të mbajë në të njëjtat nivele pagat e zyrtarëve të lartë të administratës.

Rritja e pagave dhe pensioneve vjen kur kanë mbetur më pak se dy muaj nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Vendimi për rritjen e pagave dhe pensioneve, tradicionalisht është marrë më 1 korrik të çdo viti, por këtë vit elektoral ky vendim hyn në fuqi nga 1 maji.

Megjithatë, kryeminsitri ka mohuar që kjo rritje bëhet për efekt elektoral, madje e ka konsideruar vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve si një nga arritjet më të mëdha të qeverisë dhe përmbushje e premtimit dhe programit të saj.

Vendimi për rritjen e pagave nuk është shikuar si vendim i marrë në kohën e duhur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Përfaqësues të tij janë shprehur skeptikë për rritjen e pagave dhe pensioneve, në një kohë që situata ekonomike në mbarë botën paraqitet e zymtë, si dhe shenjat e përmirësimit duken ende lart.

Profesioni Rritja mesatare
Arsimtarët 46 mijë lekë/muaj
Mjekët 47 mijë lekë/muaj
Infermierët 310 mijë lekë/muaj


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›