Kriza ekonomike, përfaqësuesit e biznesit i kërkojnë qeverisë ti ndihmojë

Dhoma e Tregtisë, thirrje për stimulimin e bizneseve
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Gjok Uldedaj propozoi që qeveria të ulet në një tryezë të gjerë me biznesin për të diskutuar masat konkrete rreth krizës që kërcënon Shqipërinë dhe ndërmarrjen e stimujve fiskalë për lehtësimin e bizneseve dhe të masave për parandalimin e çdo lloj përkeqësimi të situatës. Sipas tij, të gjitha këto masa që duhet të ndërmerren në këto kohë të vështira, nuk duhet të përkthehen kurrsesi si një alarm, por një sinjal në kohë. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në këto kushte i kërkon qeverisë që të institucionalizojmë një tryezë të përbashkët qeveri - biznes për të paraprirë efektet negative të krizës dhe për të diskutuar rrugë konkrete në marrjen e masave të duhura për këtë situatë, ka deklaruar Uldedaj. Sipas tij, Dhoma e Tregtisë ka përgatitur një paketë të plotë anti-krizë që ka në thelb kurimin e simptomave të krizës ekonomike dhe mbrojtjen e nivelit të punësimit dhe fuqisë blerëse për një periudhë afat-shkurtër. Në këtë drejtim, ai vlerëson si të përshtatshme këtë periudhë për ndërmarrjen e stimujve fiskalë për të krijuar sa më shumë që të jetë e mundur frymëmarrje për bizneset.Kriza ndërkombëtare ka përbërë dhe përbën një shqetësim real për komunitetin e biznesit. Hapja e ekonomisë sonë, orientimi i shkëmbimeve tregtare me vendet që janë në krizë natyrisht që ka efekte të reflektimit të saj dhe në Shqipëri. Por, për fat të mirë falë reformave të ndërmarra është bërë e mundur që vendi ynë të mos jetë i përfshirë nga kjo krizë. Kjo, nuk do të thotë aspak që ne të jemi të qetë përballë situatës ekonomike e financiare ndërkombëtare ku prej shumë muajsh mungojnë lajmet e mira, vijoi Uldedaj. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë gjatë një konference për shtyp ka theksuar se do të iniciojnë në negociatat e tyre me qeverinë, në lidhje me masat për ndërmarrjen e tyre, duke i konsideruar si elementë të rëndësishëm anti-krizë. Një pjesë e propozimeve tona kanë të bëjnë me legalizimin e aseteve tregtare, si një masë që do ti injektojë ekonomisë vlera të mëdha e të rëndësishme, që sot qëndrojnë jashtë sistemit të ekonomisë formale. Heqjen e TVSH për importin e makinerive prodhuese dhe atyre të mekanikës bujqësore; të paguhet TVSH vetëm në rastin e rieksportimit të këtyre makinerive. Të ulet TVSH për importin e makinerive për përdorim në industrinë e ndërtimit dhe vlera e kësaj TVSH-je të paguhet me këste të zgjatura. Heqjen e pagave të referencës për sektorët e ndërtimit, të prodhimit dhe për biznesin e vogël (Sh.p.k ose person fizik). Programe realiste që ndihmojnë konkretisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe masa konkrete për promovimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale shqiptare, ka vijuar Uldedaj.
Forcat politike të mos abuzojnë me krizën
Duke marrë shkas nga fillimi i fushatës elektorale, Dhoma Tregtare e Industrisë e gjen me vend tu kërkojë forcave politike, që të mos abuzojnë me krizën, sepse sipas tyre çdo abuzim i tillë është një kosto dhe ai që e ndjen më shumë është biznesi. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë në vijimësi dhe i ka vlerësuar me seriozitetin maksimal shqetësimet që i vijnë nga anëtarët e saj. Sipas kreut të saj, në refleksion të tyre, po kontaktojnë pa ndërprerë me institucionet e vendit për ti përcjellë shqetësimet. Duke falënderuar qeverinë për bashkëpunimin e deritanishëm, dhe duke vlerësuar si të përshtatshme kohën për një vëmendje specifike, Uldedaj i cilëson pozitive masat që u morrën në mbështetje të biznesit të vogël, por në të njëjtën kohë ai ka kërkuar vijim të mëtejshëm në këtë drejtim. Ne kërkojmë që për sektorë të tillë si ndërtimi apo eksportet për të cilët ka skema konkrete financimi, mbështetja të vijohet më me shumë forcë duke krijuar mundësinë e gjenerimit të vendeve të reja të punës. Shqipëria vazhdon të jetë në rritje ekonomike pozitive dhe parashikimet janë po të tilla. Ne jemi optimistë se vendi dhe biznesi shqiptar i kanë kapacitetet për të vijuar rrugën e zhvillimit dhe për të mbajtur gjallë dinamizmin e ekonomisë, ka veëuar ai, duke përmendur si të domosdoshme mbështetjen e politikës.
Last Updated on Monday, 27 April 2009 11:44