Bashkia ndërtuesve: 3 për qind e pallateve për të pastrehët
07/04/2010 Firmat e ndërtimit do të përfitojnë leje ndërtimi vetëm nëse lënë një numër apartamentesh
DURRES- Industria e ndërtimit në Durrës do të detyrohet të lërë për bashkinë disa apartamente banimi që më pas do të përdoren si banesa sociale. Numri i madh i të pastrehëve, si dhe hapat e ngadaltë në ndërtimin e banesave për kategori të tillë ka shtyrë bashkinë t’i drejtohet biznesit të ndërtimit. Kjo industri që në Durrës është mjaft e fuqishme për shkak të kërkesave të mëdha për apartamente, do t’i lërë bashkisë 3 për qind të apartamenteve të pallateve të ndërtuara.
Kushtet
Deklarimet janë bërë dje në një takim të organizuar nga kryetari i bashkisë Vangjush Dako dhe kryetari i Këshillit Bashkiak, Zamir Ramadani, në kuadër të afrimit për miratimin e projektbuxhetit. Bashkia ka miratuar lejen e ndërtimit dhe lejen për shesh ndërtimi në hyrje të Durrësit. Aty kanë nisur të ndërtohen komplekse banesash familjare, si dhe një infrastrukturë e plotë e shërbimeve sociale. Dako ka thënë se veç kredisë së dhënë nga Banka e Këshillit të Evropës, një mbështetje më vete do të jenë edhe kontratat e lidhura me biznesin vendas të ndërtimit. Këtë vit është deklaruar se do të përfundojnë së ndërtuari 190 apartamente në kuadër të fazës së parë të nisur një vit më parë. Banka e Këshillit të Evropës ka dhënë një kredi prej 3.4 milionë eurosh, e cila do të shpenzohet për të sistemuar familjet e shumta të pastrehë në Durrës, si dhe familjet me pak të ardhura ekonomike. Në vitin 2003 u planifikua ndërtimi i disa pallateve në periferi të Shkozetit, por një politikë u qortua, pasi specialistët theksuan se përqendrimi i të pastrehëve dhe me pak të ardhura ekonomike do të krijonte zona problematike dhe të rrezikshme për pjesën tjetër të komunitetit. Në vitin 2006 qeveria i kërkoi Bashkisë së Durrësit të gjente një vend të përshtatshëm për tokë truall dhe kjo sipërfaqe u vendos të shërbente për ndërtime pallatesh në hyrje të Durrësit, pranë Ndërmarrjes së Ujësjellësit. Bashkia mendon që këtë vit të shpenzojë 622 milionë lekë vetëm për shërbime publike dhe 33 milionë lekë të tjera për strehim. Janë më shumë se 6000 aplikime nga familje qytetare që kanë drejtuar sytë tek bashkia për të pasur një strehë. Në të tilla kushte si dhe shifrës shumë të lartë të numrit të të pastrehëve bashkia ka menduar të vendosë kushte edhe për sektorin e ndërtimit. Pati edhe zëra që kërkonin nga bashkia të blinte apartamente nga ndërtuesit privat, por një ide e tillë nuk u pranua për shkak të kostosh shumë të lartë që duhej të merrte bashkia. Me fillimin e vitit 2010 e në vijim çdo firmë ndërtimi do të mund të fitojë leje sheshi ndërtimi dhe leje ndërtimi nëse ajo do të nënshkruajë që pas përfundimit të pallatit do i lërë bashkisë 3 për qind të apartamenteve të saj. Paraprakisht këto kompromise janë arrirë me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë si dhe me firmat e ndërtimit para se bashkia të arrijë tek deklarimi i kushtit. Ndërtuesit janë shprehur të gatshëm mjafton që bashkia të çbllokojë ngërçin mes saj dhe anëtarëve të KRRT-së. Këta të fundit nuk kanë lejuar të kalohet asnjë dosje e aplikimeve për ndërtime deri sa bashkia të shprehet pro ndërtimit të portit të ri të peshkimit pranë kapitanerisë së portit. Këtë vit bashkia ka parashikuar të ketë në buxhetin e saj 2.356.436.815 lekë. Dako ka pohuar se transferta e kushtëzuar është ulur me 50 milionë lekë dhe se është 383.724.000 lekë.