Pak metra nga takimi i tunelit të Kalimashit
26/05/2009 Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, inspekton punimet
Në 25 qershor nis lëvizja në një prej akseve të rrugës Durrës - Kukës
Vetëm pak metra kanë mbetur për të lidhur dy pikat e tunelit të Kalimashit. Për të parë nga afër ecurinë e punimeve ka qenë vetë ministri i Punëve Publike Sokol Olladashi. Ai e cilësoi këtë një vepër tepër të rëndësishme. Njerëzit po presin vetëm të shohin dritën në fund të tunelit. Ajo që nisi si një ëndërr, u konkretizua me fillimin e projektit para rreth 28 muajsh nga ministri i atëhershëm i Punëve Publike, Lulzim Basha, dhe tanimë është drejt prerjes së shiritit. Tuneli i dyfishtë, më shumë se 5,7 kilometra i gjatë është ndër më të mëdhenjtë në rajonin e Ballkanit. “Jemi fare pak metra nga takimi që do të thotë se punëtorët nga njëra anë e tunelit dhe nga ana tjetër do t’i japin dorën njëri-tjetrit. Kjo do të thotë se ne mbërrimë në një nga pikat më kulminante të projektit në hapjen e tunelit. Pjesa tjetër është në proces asfaltimi dhe po punohet që të bëhet i mundur objektivi i saj, përpara fundit të qershorit”, - theksoi ministri Olldashi. Brenda 25 qershorit përfaqësues të kompanisë që po kryhen punimet theksojnë se do të realizohet lëvizja në njërin prej segmenteve të rrugës, me dy kalime. Ndërsa në shtator do të hapen të dyja akset e rrugës. “Ne jemi shumë afër përfundimit të gërmimit në pjesën veriore të tunelit, rreth 5-6 metra të vështirë sepse jemi në një terren shumë të vështirë. Për këtë arsye ne kemi një numër shumë të limituar njerëzish në tunel në këtë moment. Për të bërë të mundur që të izolohet tuneli në mënyrë të veçantë”, theksoi Stam Holmes, drejtues i punimeve të Benkel Enka. Para disa ditësh është realizuar edhe prova nëse ishin në rrugën e duhur apo jo. Po punohet në dy drejtime dhe prova konfirmoi këtë. “Rezultatet që kemi arritur janë shumë të mira. Mund të deklarojmë se jemi në pikën e duhur”, - tha ai. “Ne vazhdojmë të jemi të detyruar të presim për hapjen e plotë të tunelit dhe pjesës jugore të tij. Ka qenë një terren shumë i vështirë dhe duhet të them se nga kilometri i 10-të i seksionit të parë deri në fillim të tunelit ka qenë më e ndërlikuar”, - theksojnë përfaqësues të kompanisë. Në këtë moment nuk po përdoret eksploziv, por vetëm po gërryet tuneli, sepse cilësia e shkëmbit është e tillë që nuk lejon përdorimin e eksplozivit. Ndërtimi i rrugës Durrës - Kukës që lidh Shqipërinë me Kosovën është ambicia kryesore e qeverisë shqiptare në fushën e infrastrukturës. Kjo rrugë nisi menjëherë me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike në 2005-n, ndërsa fondet kryesore i mori ndërtimi i një tuneli në Thirrë dhe Kalimash. Aktualisht segmenti rrugor Rrëshen-Kalimash është parashikuar me katër korsi, ashtu si edhe nga Kalimashi në Morinë një segment i planifikuar me 4 korsi kalimi. Vetëm segmenti rrugor Rrëshen-Milot është me 2 korsi dhe po punohet me projektin për zgjerimin e këtij aksi për ta shndërruar në 4 korsi.
Punonjësit
Rreth 70 për qind e punonjësve të përfshirë në ndërtimin e kësaj vepre gjigande janë shqiptarë. Drejtuesit e punimeve bëjnë të ditur se në të gjithë veprën janë rreth 3 800 punonjës dhe rreth 2 mijë janë shqiptarë. Nga ana tjetër, për të arritur një progres të tillë punimesh po përdoren rreth 1 300 makineri të tipeve të ndryshme, rreth 380 kamionë dhe 92 ekskavatorë. Po kështu, janë 5 sonda për të hapur tunelet dhe 2 impiante të prodhimit të trarëve të urave.
Urat
Nga 29 ura të parashikuara për t’u ndërtuar në të gjithë gjatësinë e rrugës, një muaj para se të përurohen punimet është arritur që të realizohen plot 25 prej tyre. Sipas drejtuesve të punimeve, gjatë këtij muaji do të ndërtohen dy ura të tjera, ndërsa pjesa tjetër e mbetur është lënë për më vonë, ndërsa bazamentet dhe këmbët mbajtëse janë ndërtuar për pothuajse të gjitha urat e mbetura. Një prej urave më të larta në këtë aks do të jetë 80 metra.