E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompanitë nuk punojnë me kapacitet të plotë

25/05/2009  Shkak efektet e krizës

Një pjesë e mirë e kompanive shqiptare që kryejnë aktivitetin e tyre në sektorë bazë të ekonomisë po punojnë me gjysmë kapaciteti. Shkak janë bërë efektet e krizës globale, të cilat kanë thelluar pamundësinë e biznesmenëve shqiptarë për të mbajtur me kapacitete të plotë aktivitetit, duke shkurtuar numrin e punëtorëve. Vështirësitë e shprehura që prej 6 mujorit të dytë të vitit të kaluar janë shprehur në dy forma kryesore, me uljen e nivelit të shitjeve dhe uljen e prodhimit. Sektorët më të prekur nga pasojat e krizës janë industria e prodhimit të mineraleve, industria metalurgjike, industria e materialeve të ndërtimit, industria mekanike, industria e prodhimit të pijeve alkoolike/birrës, industria e përpunimit të mishit. Shumë subjekte janë detyruar që muajt e fundit të mbyllin fabrikat, sidomos për ato që punojnë me material porositësi. Sipas të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve, ka një rënie të volumit të punës, por gjithashtu edhe të kërkesës. Shumë nga subjektet e këtij sektori janë detyruar që të shpallin falimentin. Kriza ekonomike është shprehur në mungesën e theksuar të porosive të prodhimit. Kjo do të thotë që ka një numër të konsiderueshëm ndërmarrjesh janë duke u mbyllur. Niveli i kërkesave është ulur rreth 50 për qind kundrejt muajve të parë të një viti më parë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›