Kriza, biznesi dhe bankat “braktisin” njëri-tjetrin
25/05/2009 Tre muajt e parë të vitit, tkurret kredia për sektorin privat
Frenimi i kredive ka bërë që bizneset të mos trokasin më në dyert e bankave. Pas tkurrjes së kredidhënies që ka nisur prej muajve të fundit të vitit të kaluar, rënia ka vijuar dhe gjatë tre muajve të parë të vitit 2009. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma vjetore e rritjes së portofolit të kredisë në muajin shkurt u ngadalësua më tej në 28.5 për qind, krahasuar me 44.2 për qind që shënonte në muajin shtator 2008. Por nga ana tjetër edhe kërkesa për kredi nga sektori bankar është tkurrur. Kjo situatë, sipas ekspertëve të sektorit bankar, është tepër e rrezikshme, kryesisht për rritjen ekonomike dhe projektet e investimeve të biznesit. “Ndryshimi tremujor neto i kredisë për investime shfaq një rënie të moderuar, duke treguar si mungesën e mbështetjes nga sistemi bankar të projekteve afatgjata, ashtu edhe kërkesën më të ulët të bizneseve për këtë lloj kredie”, - thekson analiza e institucionit mbikëqyrës bankar.
Kredia
Portofoli i kredisë është reduktuar me 0.3 miliardë lekë gjatë këtij tremujori. “Në tre muajt e fundit, ritmet e rritjes së kreditimit të bizneseve janë ngadalësuar dukshëm në 27 për qind. Kjo ecuri reflekton ngadalësimin e ritmeve të rritjes së kredisë për likuiditete dhe kontraktimin e dukshëm të kredisë për investime. Shumë biznese të ndikuara nga situata e pasigurt makroekonomike dhe implikimet e krizës financiare globale në ekonominë shqiptare, tregohen më të tërhequra në sipërmarrjet investuese. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2009, nga vrojtimi i aktivitetit kreditues të bankave, vihet re që bankat kanë shtrënguar kushtet edhe për kreditimin e bizneseve”, - thekson analiza e ekspertëve të Bankës së Shqipërisë.
Pasojat
Ekspertët vlerësojnë se kjo ecuri shoqërohet me efekte pozitive në balancën me jashtë, por ka efekte të padëshirueshme në zhvillimit ekonomik. Kryesisht sa i përket ndikimit në konsum dhe në investimet private. “Tkurrja e financimit të projekteve investuese të bizneseve në ekonomi, do të ushtronte presion negativ në ritmet e rritjes ekonomike. Për më tepër edhe tkurrja e kredisë për individë do të ndikonte në rënien e konsumit apo të pasurisë të individëve duke ushtruar më tepër presion për uljen e mëtejshme të ritmeve ekonomike”, - theksojnë ekspertët. Nga ana tjetër edhe individët nuk janë kredituar prej bankave. “Pasiguritë për burimet e të ardhurave të individëve, si nga tregu punës ashtu dhe nga burime alternative, i kanë bërë bankat më konservatore për këtë grup. Këto zhvillime kanë ndikuar në rënien e peshës së kredisë për individë ndaj totalit në 34.7 për qind krahasuar me 36.5 për qind që shënonte një vit më parë”, - thuhet në analizën e të dhënave. Kredia për individë është tkurrur sa i përket konsumit dhe kredisë për shtëpi.
Pritshmëritë
Pritjet e bankave për tremujorin e dytë të vitit 2009 flasin për një zbutje të mundshme të standardeve shtrënguese që bankat do të aplikojnë, krahasuar me shkallën aktuale të shtrëngimit të tyre, si për ndërmarrjet, ashtu edhe për individët. Gjendja e kredive me probleme është një faktor, rëndësia e të cilit në shtrëngimin e standardeve të miratimit të kredive është rritur në tremujorin e parë të këtij viti. Bankat presin një lehtësim në shkallën e shtrëngimit të standardeve gjatë tremujorit të dytë të vitit 2009.