E Shtunë, 31 Tetor 2026

OPEC nuk ul prodhimin, nafta ulet në 61 USD

Në Shqipëri është lajmëruar një rritje prej 5 lekësh për litër, për shkak të tendencës në rritje të çmimeve


Çmimi i naftës ra në 61 dollarë për fuci dje para takimit të ministrave të OPEC-ut në Vjenë, ku grupi pritet të bjerë unanimisht dakord për të mbajtur të pandryshuar prodhimin.


Ministrat e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës pritet sot të mos bëjnë ndryshime në ofertë, pasi çmimet e larta kanë ndihmuar në zbutjen e shqetësimeve rreth sasisë së tepërt të rezervave.


Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare prej kohësh koutohej mbi 62 dollarë për fuçi. Ministri saudit i Naftës, Ali an-Naimi tha se OPEC mund të qëndrojë në këtë linjë, ndërsa parashikoi një rritje të kërkesës që do të rrisë çmimin deri në 75 dollarë për fuçi.


Që nga muaji shtator vendet anëtare të OPEC kanë prodhuar rreth 4.2 milionë fuçi nafte në ditë.Ndërsa në Shqipëri tregtarët kanë paralajmëruar një rritje me 5 lekë për litër të çmimit në trgrun e pakicës, duke arritur në rreth 115 lekë për litër.


Sipas tyre, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare është në rritje, çka i detyron ata të ndërmarrin këtë hap.


Çmimi i naftës ka përjetuar luhatje dramatike, ku verën e shkuar arriti të tregtohej në mbi 147 dollarë për fuçi, për të rënë në fund të vitit nën 30 dollarë. Në tregun vendës, një litër naftë u tregtua deri në 170 lekë për liër. Për shkak të luhatjeve, qeveria vendosi të fiksojë akcizën në 37 lekë për litër.


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›