Prag konfrontimi Turqia e Qipro perplasen per naften

Turqia dhe Qipro ndodhen në prag konfrontimi për shkak të operacionit të shpim-kërkimit për naftë dhe gaz në det. Republika e Qipros nisi kërkimin në pjesën lindore të detit Mesdhe, duke rrezikuar kështu përshkallëzim të tensioneve me Turqinë e cila e ka cilësuar operacionin një provokim.
Madje, kreu i qeverisë turke, Taip Rexhep Erdogan kërcënoi se edhe Ankaraja do të nisë eksplorimin e detit në marrëveshje me Qipron e Veriut, ashtu si po veprojnë Qipro, izraeli dhe Greqia. Ai paralajmëroi se ushtria turke do të monitorojë me kujdes rajonin.
Komisioni Europian u ka bërë thirrje të dyja palëve të përmbahen nga përshkallëzimi i konfliktit dhe të kërkojnë rrugë të arsyeshme për të zgjidhur problemet e hershme për Qipron e Veriut.
Por, Republika e Qipros ndodhet në nevojë të dëshpëruar për të ardhura buxhetore dhe energji, ndërsa qeveria e saj, e njohur plotësisht nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Kështu, ajo ka licensuar Noble Energy me bazë në Teksas për shpime kërkimore për gaz në detin e saj. Qeveria greke e Qipros ka kërcënuar se do të bllokojë anëtarësimin e Turqisë në BE, mirëpo vetë Ankaraja një ditë më parë paralajëmroi se do të ngrijë marrëdhëniet me Europën, nëse Qipro merr presidencën e radhës vitin e ardhshëm.
Juli Prifti