E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, arrestohet orkestruesi i sulmeve në Indi

 

Pakistani ka arrestuar orkestruesin e sulmeve terroriste në kryeqytetin indian, Mumbai, që morën jetën e rreth 200 personave. Forca të armatosura pakistaneze kanë bastisur dhe arrestuar njerëz në një kamp të përdorur nga grupi militant i ndaluar Lashkar-e-Toiba, në zonën e Kashmirit, që kontrollohet nga Pakistani. Por nuk ka pasur asnjë koment zyrtar as nga qeveria dhe as nga ushtria. Sipas BBC, njoftimet të pakonfirmuara tregojnë se një prej të dyshuarve asi arkitekti i sulmeve të Mumbait (Bombei), Zaki-ur-Rehman Lakhvi është mes të arrestuarve.  Sulmi ndodhi në periferi të Muzaferabadit në pjesën e Kashmirit që administrohet nga Pakistani, ku forcat e sigurisë sulmuan një kamp që kontrollohej nga organizata islamike e bamirësisë, Jamaat ud Dawa. Banorët lokalë thanë se trupat hynë në këtë zonë, në mënyrë të fshehtë përmes një helikopteri të ushtrisë. Gjatë operacionit u dëgjuan shpërthime dhe siç thuhet u kryen disa arrestime. Pakistani veproi pas një presioni të fortë nga India dhe SHBA-ja. Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs u përpoq që të zbuste tensionet në marrëdhëniet mes të dy vendeve. Por megjithatë ajo tha se nuk kishte dyshim se toka pakistaneze ishte përdorur nga persona që nuk punojnë në shtet, për të kryer sulmet e Indisë. Gjatë aksionit të djeshëm ka pasur të shtëna armësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›