E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria italiane distancohet nga kritikat në adresë të SHBA-së

Ministri i Jashtëm i Italisë ka distancuar sot qeverinë nga kritikat e ashpra në adresë të përpjekjeve humanitare të SHBA-së në Haiti, të shprehura nga zyrtari më i lartë për katastrofa në Itali.

Ministri i Jashtëm, Franco Frattini, theksoi se shefi për mbrojtje civile, Guido Bertolaso, nuk ka folur në kapacitet zyrtar, kur theksoi se prania ushtarake amerikane në Haiti është e pamjaftueshme dhe në shpërputhje me realitetin në terren.

Bertolaso theksoi se përpjekjet për shpëtim në Haiti janë një dështim patetik dhe dëshmojnë se bashkësia ndërkombëtare nuk është e aftë që të reagojë ashtu siç duhet ndaj fatkeqësive natyrore. Ai bëri thirrje për emërimin e një koordinatori civil ndërkombëtarë, duke shtuar se ushtria amerikane nuk është e aftë që të koordinojë ndihmat civile humanitare.

Frattini theksoi se qëndrimet e Bertolasos nuk janë qëndrim zyrtar i qeverisë italiane dhe shprehu mirënjohje dhe falënderim për përpjekjet e SHBA-së në Haiti.

“Ne që nga dita e parë jemi ankuar se ka pasur mungesë të koordinimit adekuat. Por kjo nuk do të thotë se Italia e ka për qëllim që të kritikojë përpjekjet e SHBA-së”, tha Frattini.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›