E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet një aeroplan në Mesdhe

Një aeroplan nga Etiopia, me 90 udhëtarë, është kapluar nga zjarri dhe është rrëzuar në Mesdhe, menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Bejrutit, duke nxitur menjëherë një aksion të kërkimit në vendin e rrëzimit. Autoritetet theksuan se kanë zbuluar kufomat e së paku 23 udhëtarëve.

Autoritetet theksuan se ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit. Libani që nga diela në mbrëmje është kapluar nga një mot i ligë. Presidenti i Libanit, Michail Suleiman theksoi se nuk dyshohet për ndonjë akt terrorist kundër aeroplanit të rrëzuar, i cili kishte nisur fluturimin për kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abebë.

“Për momentin, përjashtohet mundësia e kabotazhit”, tha Suleiman.

Aeroplani është ngritur nga aeroporti i Bejrutit sot në orët e mëngjesit dhe është rrëzuar në det, rreth 3.5 kilometra e gjysmë larg brigjeve.

Sipas njoftimeve të ambasadës franceze në Liban, në aeroplan ka qenë edhe bashkëshortja e ambasadorit të Francës në Tripoli.

Helikopterët dhe anijet filluan menjëherë përpjekjet për shpëtim, të cilat u penguan mjaft nga moti i ligë dge valët e mëdha.. Kryeministri i Libanit, Saad Hariri, shpalli menjëherë një ditë zie.

Në aeroplan kanë qenë 90 persona, 83 udhëtarë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit. Autoritetet theksuan se 54 udhëtarë ishin libanezë, 22 etiopianë, një irakianë, një sirianë, një kanadez, një rus, një franceze dhe dy britanikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›