E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut akuzon Seulin për deklarata lufte

Tensioni

Koreja e Veriut ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Koresë së Jugut për një sulm të mundshëm mbrojtës kundër impianteve bërthamore të Phenianit. Ministri i Mbrojtjes koreanojugore, ka konfirmuar se kjo mund të ndodhë nëse do të ketë të dhëna të sakta për ndonjë sulm të mundshëm nga ana e vendit komunist. Agjencitë e shtypit koreanoveriore thonë se çdo tentativë për ta bërë këtë konsiderohet si një deklaratë lufte. Tensioni mes dy vendeve u rrit pasi Koreja e Veriut u tërhoq nga bisedimet për programin e saj bërthamor prillin e shkuar, pas dënimit ndërkombëtar për lëshimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi. Bisedimet e gjashtë shteteve që përfshinë dy Koretë, SHBA-në, Kinën, Japoninë e Rusinë, nisën në vitin 2003. Qëllimi ishte bindja e Phenianit të braktiste programin e tij bërthamor në këmbim të ndihmave dhe garancive të sigurimit. Në fund të vitit të shkuar, Koreja e Veriut kishte shprehur vullnetin për të rinisur bisedimet, por në fillim të këtij muaji pranoi se nuk do të nisë nga negociatat nëse nuk hiqen sanksionet ndërkombëtare.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›