“Reforma të mëtejshme në arsim”
• Në një ceremoni festive të organizuar nga dikasteri që drejton ministri i Arsimit, Genc Pollo, përshëndeti dje 36 mijë mësues me rastin e 121-vjetorit të shkollës së parë kombëtare shqipe dhe laike."Që nga ai 7 Mars i bekuar i vitit 1887 kanë kaluar plot 121 vjet. Janë vite lufte, vite përpjekjesh, vite mundimi për të lartësuar shkollën tonë, e cila u ndesh qysh në fillesat e saj me përndjekje të mësuesve, burgosje të tyre, madje edhe humbje të jetës së tyre", tha Pollo. Më tej ministri u ndal tek reformat e ndërmarra në arsim. "Ndër arritjet, konstatojmë, shtimin e besimit publik ndaj institucioneve arsimore dhe rritjen e pjesëmarrjes në përmirësimet arsimore, si dhe pakësimin e dukshëm të korrupsionit në këtë sektor", u shpreh ministri duke shtuar se, rritja e përgjegjësisë zyrtare me shtim të transparencës ndaj përftuesve të shërbimit arsimor dhe menaxhimi në bazë të performancës janë dy objektivat kryesore të MASH.