E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Elbasani, obelisku i arsimit

• Ka zgjedhur qytetin e Elbasanit për të festuar bashkë me mësuesit 7 Marsin. Jo më kot kryetarja e Parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli është ndalur në shkollën e mesme "Luigj Gurakuqi".Elbasan / Aldo KozarjaNë godinën e saj rreth 100 vjet më parë është ngritur "Normalja e Elbasanit", shkolla e parë pedagogjike në vendin tonë. Në ceremoninë festive Topalli është pritur nga stafi i kësaj shkolle, nga përfaqësues të pushtetit lokal, si dhe nga rektori i universitetit "Aleksandër Xhuvani", Liman Varoshi. "Uroj të gjithë mësuesit me gjithë zemër gëzuar 7 Marsin. Sot është një ditë e veçantë në të gjitha familjet shqiptare, pasi të gjithë mendojnë se çfarë do t'i dhurojnë mësueses, lulja është simbolika më e veçantë, për të gjithë ato që na kanë edukuar ne", tha Topalli. Ajo shtoi se, është obligim ndaj të gjithë brezave të mësuesve për t'i thënë  faleminderit për profesionalizmin, përkushtimin, rezultatet. "Ardhja në këtë shkollë ka një simbolikë të veçantë, për atë që përfaqëson normalja e Elbasanit. Pak shkolla si normalja e këtij qyteti kanë rrezatuar një kulturë në arsimin në Shqipëri e jashtë trevës në Kosovë, ndaj ju duhet të jeni shumë krenarë që jeni mësues dhe nxënës të një prej shkollave më të nderuara, me një influencë nga më të mëdhatë në Shqipëri. Elbasani e meriton për të pasur një obelisk për arsimin", u shpreh Topalli duke nënvizuar se, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, si dhe me deputetin Aurel Bylykbashi së shpejti do të bëhet e mundur që ajo që është simbolika e qytetit të Elbasanit "edukimi, arsimi", të qëndrojë fort në formën monumentale. Më pas kryetarja e Parlamentit vizitoi ambientet e brendshme të shkollës, duke u ndalur edhe tek muzeu, ku shpalosen ngjarjet e kësaj shkolle në rreth 100 vjet. Në të tregohet historiku i të gjithë normalistëve të kësaj shkolle. "Kjo ditë të bën edhe një herë të bësh një analizë se çfarë duhet të bësh për shkollën, çfarë kemi bërë dhe çfarë sfidash të tjera na presin në të ardhmen", theksoi Topalli.Mësonjëtorja e KorçësMë 7 mars 1887 në vendin tonë u çel në Korçë shkolla e parë në gjuhën amtare, e cila kishte fillimisht mbi 35 nxënës. Megjithëse edhe më parë ishin bërë përpjekje për çeljen e shkollave shqipe, shkolla e parë e Korçës dallohej për fizionominë e saj kombëtare, laike dhe demokratike. Në të mësimi zhvillohej vetëm shqip, nuk kishte përmbajtje fetare dhe në të mësonin djem e vajza pa asnjë dallimMësuesit e parëMësuesit e parë që dhanë mësim në këtë shkollë ishin Pandeli Sotiri, Thanas Sina e Thoma Avrami. Si drejtues të shquar të kësaj shkolle përmendim atdhetarët e njohur: Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Janko Minxha, Kristaq Vaja. Në fillim shkolla e Korçës kishte katër klasa, numri i nxënësve pas tre muajsh arriti në 60 dhe në vitin e dytë të saj, në 300 nxënës.Normalja e ElbasanitMë 1 dhjetor të vitit 1909 u çel normalja e Elbasanit, shkolla e parë pedagogjike shqipe. Eshtë e para shkollë e mesme shqipe, vatër e përgatitjes së brezave të mësuesve. Në vitin e parë në të mësuan 140 nxënës, gjysma nga Kosova dhe Çamëria. Deri në vitin 1920 normalja e Elbasanit është mbyllur dhe rihapur disa herë për të vijuar më tej aktivitetin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›