E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paktistan,43 të vdekur në një kamion

Policia e Pakistanit zbuloi sot 43 trupa të pajetë dhe rreth 12 persona të tjerë, pjesa më e madhe e tyre pa ndjenja, në një kontenier mbi një kamion nga Afganistani, deklaroi një zyrtar i policisë.Kamioni duket se është sjellë në Pakistan nga trafikantët e qenieve njerëzore, të cilët transportojnë klandestinë drejt Iranit, deklaroi zyrtari qeveritar Naseem Lari."Kamioni vinte nga Spin Boldak dhe do të shkonte drejt Iranit", deklaroi Lari, duke iu referuar një qyteti afgan në kufi me provincën juglindore pakistaneze të Baluçistanit."Konfirmojmë gjetjen e 43 trupave të pajetë dhe të disa personave të tjerë të cilët ishin pa ndjenja", u shpreh ai.Kamioni ku ndodhej kontenieri ishte lënë në një vend parkimi në periferi të qytetit të Kuetës dhe policia ishte vënë në dijeni nga kalimtarët e rastit, të cilët kishin dëgjuar thirrje për ndihmë, deklaroi zyrtari i policisë, Abid Jadoon.Jadoon deklaroi se në total ndodheshin rreth 100 persona në kontenier dhe vdekjet ishin shkaktuar nga mungesa e oksigjenit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›