E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen, kreu i ri i NATO-s

Liderët e NATO-s kanë rënë dakord njëzëri për emërimin e kryeministrit danez, Anders Fogh Rasmussen si Sekretar i ri i Përgjitshëm i Aleancës, pasi Turqia hoqi dorë nga kundërshtimi ndaj kandidaturës së tij. Sekretari aktual i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Rasmussen, deklaroi: "Ju jeni në dijeni lidhur me një debat gjatë 36 orëve të fundit, por fakti që ne jemi këtu pranë njëri-tjetrit nënkupton se tashmë është gjetur një zgjidhje edhe për shqetësimet e shprehura nga Turqia, dhe ne të gjithë njëzëri kemi rënë dakord për këtë kandidature". Ndërsa vetë Rasmussen u shpreh mirënjohës për besimin. "Iu jam mirënjohës të gjithë kolegëve të mi për besimin që më dhanë duke më emëruar si sekretar të Përgjithshëm të NATO-s", ishin fjalët e para të kryeministrit danez, Anders Fogh Rasmussen, menjëherë pas deklaratës që bëri Scheffer për emërimin e tij në postin e kreut të ardhshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rasmussen tha se sot është një ditë historike dhe jo vetëm sepse një danez merr drejtimin e NATO-s, por sepse pikërisht sot u përshëndet edhe rikthimi i plotë i Francës në komandën e integruar të Aleancës. Rasmussen vlerësoi punën e bërë nga Shefer dhe tha se do të ndiqte të njëjtën rrugë si ai. Ndërkohë kryeministri turk, Rexhep Tayyip Erdogan deklaroi nga Stambolli se pranimi i Turqisë për emërimin e kryeministrit danez Anders Fogh Rasmussen në krye të Aleancës së Atlantikut të Veriut u arrit falë garancive që presidenti amerikan Barak Obama i ofroi Ankarasë zyrtare. Ndërsa Sarkozi u shpreh se liderët e aleancë kanë folur dhe rënë dakort per Sekretarin e ri te Pergjithshem. "Si kancelarja Merkel dhe une e kemi mbeshtetur fort kandidaturën e Rasmussen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›