Shumi: Tani jemi gati
24/04/2005 Mikel Shumaker, i renditur i treti në sesionin e parë të garave të lira në Imola ka treguar se është sërish një prej rivalëve kryesorë të këtij sezoni. “Pas kësaj gare mendoj se i kemi të gjitha shanset për të fituar edhe garat e sotme. Ne kemi bërë një punë të madhe gjatë gjithë këtyre ditëve dhe dje kemi marrë frytet e para të saj” – thotë Shumaker. Përpara tij u renditën piloti kryesues i Renosë, Fernando Alonso dhe i pari ai i Meklaren Mercedesi, Kimi Raikonen. Ndërkohë, Shumi i gjendur tashmë jo pak, por me 24 pikë diferencë mbrapa Alonsos duket të jetë plotsisht i përqëndruar te garat e sotme, mbi të cilat shprehet. “E di që do të jetë një garë e vështirë me shumë rivalitet, por ne gjndemi në një siuatë tepër komode, kështu shpresojmë se do të rrijmë një rezultat pozitiv duke u kthyer sërish në rrugën e suksesit.” Problemi i deritanishëm i Ferrarit ka qenë ai me gomat “Brixheston”, të cilat nuk kanë qenë të shpejta në të gjithë gjatësinë e pistës, por negativ është se piloti gjerman mendon që këto probleme nuk kanë marrë fund përgjithmonë te makina e tij e re F2005. “Nuk mund të them se i kemi mënjanuar plotësisht problemet e mëparshme, por është evidente që jemi përmirësuar ndjeshëm” – ka shtuar shtatë herë kampioni i botës, i cili ka bërë një paraqitje zhgënjyese në tre garat para të sezonit të zhvilluara në Azi dhe Australi