E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pallati i kunatit të Dash Pezës Gjykata dëgjon palët, sot vendimi

TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet, shqyrtoi dje seancën e radhës të kërkuesit paditës shtetasit Ilir Mata i cili "akuzon" Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, për prishjen e objektit 12 katësh të ngritur me leje ndërtimi në qendër të kryeqytetit, pranë bulevardit "Zogu i Parë". Në seancën e djeshme gjyqësore, palët e ndërgjygjësuese paraqiten para gjyqtares pretendimet e tyre për sigurinë e padisë për mos prishjen e objektit deri në një vendim të Gjykatës. Sipas burimeve pranë kësaj gjykate, mësohet se paditësi Mata i përfaqësuar nga avokati i tij mbrojtës ka paraqitur një sërë dokumente dhe shkresa të cilat provojnë se pallati është ndërtuar konformë të gjitha rregullave dhe procedurave ligjore. Ndërsa, përfaqësuesi i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka kundërshtuar këto pretendime, duke sqaruar togat e zeza se "kjo ndërtesë është e paligjshme, pasi aty duhet të ishte ndërtuar një rrugë që lidh lagjen". Në përfundim të paraqitjes së pretendimeve të palëve, gjyqtarja e çështjes u tërhoq për t'u shprehur me vendim paraditen e sotme. Pritet që mëngjesin e sotëm gjyqtarja të jap vendimin në lidhje me sigurimin e padisë, konkretisht mos prishjen e ndërtesës deri në përfundim të procesit gjyqësor. Pak ditë më parë ishet paditësi "T.T.A.- ALBA- LAM" Sh.p.k, e përfaqësuar nga administratori Ilir Mataj, që ka paditur Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, me objekt shfuqizimin e vendimit të prishjes së pallatit 12 katësh në rrugën "Urani Pano".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›